Ulje e prodhimit dhe numrit të punëtorëve është regjistruar sivjet në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt është regjistruar ulje e prodhimit në industri për 12.2%, ndërkohë ulje për 3.9% është regjistruar edhe te numri i punëtorëve, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi në muajin shkurt të vitit 2021, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie në Energji me 28.4 %, Mallra kapitale me 19.7 %, Mallra të qëndrueshëm të konsumit të gjërë me 23.8 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë me 10.5 %, ndërsa rritje u vërejt tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë me 3.8 %” raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Raportohet që numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 3.8 %, te Prodhimet intermediare, përveç energjisë, për 4.8 %, Prodhimet kapitale për 2.3 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 1.1 % dhe te Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.3 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button