MPB ka lëshuar fletarrest për të dyshuarit për tregti me drogë nga Gërçeci dhe Gazi Baba

Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka lëshuar fletarrest ndërkombëtare për të dyshuar për tregti me drogë të cilët janë të dyshuar në hetimin për rastin “Mali”, ku dyshohet se gjashtë prej të dyshuarve janë arratisur jashtë shtetit, transmeton Portalb.mk.

Pesë prej tyre janë nga Gërçeci, një nga Gazi Baba. Për fletarrestin është njoftuar edhe Interpoli. Të gjithë kërkohen për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale prodhim të paautorizuar dhe shitje të drogave narkotike.

Nga prokuroria nuk dëshirojnë të theksojnë se si kanë arritur të arratisen të dyshuarit, edhe pse Vilma Ruskovska tha se i kanë ndjekur komunikimet e tyre, por edhe fizikisht janë ndjekur.

“Prokuroria nuk është në mundësi të ndajë detaje në lidhje me mënyrën dhe procedurën për marrjen e veprimeve të këtilla. Planifikimi i operacioneve është lëndë e doktrinave operativo – teknike që janë rezultat i punës ekipore të ekipeve interdisiplinare hetuese, ndërsa vendimi për çdo hap miratohet pas vlerësimit të gjitha aspekteve të rastit konkret”, thanë nga prokuroria.

Policia dhe Prokuroria gjatë javës së kaluar zhvilloi një aksion në Gërçes dhe Gazi Babë, gjatë së cilit u arrestuan disa persona. Aksioni ka të bëjë me prodhim dhe tregtim ilegal të lëndëve narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button