RMV, kriza e koronës po lë pasoja ekonomike, arsimore dhe psiko-sociale mbi të rinjtë

Të rinjtë një vit jetojnë në pandemi. KOVID-19 i tërhoqi në shtëpi, të izoluar nga miqtë, pa shoqërimet në shkollë, pa edukim fizik, pa ngjarje kulturore, në pasiguri se si do të marrin mbështetje për shëndetin mendor. KOVID-19 shkurtoi buxhetin e të rinjve në shtëpi, disa humbën punën, të tjerëve u është ulur paga. Një sërë masash dhe politikash qeveritare për ndihmë në krizë kanë qenë problematike dhe të vështira, ndërsa gjatë kësaj hendeku midis të rinjve po zgjerohet, duke pasur parasysh karakteristikat sipas industrisë, rajonit dhe gjinisë, thuhet në analizën e Radio Mof, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë kanë pasoja. Ciceroni i ri turistik Dimitar Tanevski, i cili kryesisht punon me turistë të huaj që vijnë në Maqedoni dhe Ballkan, thotë se pothuajse i gjithë sektori i turizmit ka vdekur. Vitin e kaluar ai kishte vetëm një turë, ndodhi që rastësisht erdhën amerikanë, ndërsa para pandemisë nuk mund të mbërrije ngaqë kishte shume punë.

Si person i ri, pa vaksinimin e duhur në vend, pa mundësi për të planifikuar aktivitete paraprakisht, mbi kokën e tij ri pezull pasiguria. Prandaj tani është përqendruar në punë të dytë.

“Jetohej shkëlqyeshëm dhe kishim plane madje të hapim agjenci turistike. Zhvillim me Airbnb, lëshimin me qira të apartamenteve, etj. Shihja potencial të madh në turizëm! Vitin e kaluar, në një kohë, nuk do të thosha se isha në depresion, por kjo ndikoi në të ardhurat e mia, planet e mia për të ardhmen. Sepse më keq është kur nuk dihet çfarë të bëni më tej?! Edhe nëse industria fillon të kthehet, mund të duhen 3-4-5 vjet, ndërsa kjo është shumë që të riparohet dhe të funksionojë si para pandemisë”, thotë Tanevski.

Tanevski thotë se shumë veprimtari, ku punojnë edhe të rinjtë  – mezi ia dalin.

Shteti nuk ndihmon shumë, thotë ai, kështu që ata duhet të përshtaten, secili në fushën e tij. Të sigurojnë jetesën nga kursimet, të gjejnë punë të reja ose të mendojnë të zhvendosesh. Kush si do të gjendet.

Me qëndrim të ngjashëm është edhe  Filip Popovski, një muzikant i ri në bandat muzikore “Palindrom” dhe “Milko”. Për fat të mirë, ai ka një punë të dytë, por pa koncerte dhe ngjarje kulturore, është i shqetësuar se si kolegët e tij po mbijetojnë. Në vitin 2021, Popovski bëri muzikë vetëm një herë, në një ngjarje të “Të rinjtë për Shkupin”.

“Vazhdimisht je në shtëpi, do të bësh një provë, dhe përsëri në shtëpi. Por më pas bëmë muzikë jashtë në ‘La Kanja’, me të gjitha protokollet, maskat, distancë. Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën! Jashtë dimër, por djemtë nga ‘Të rinjtë për Shkupin’ treguan se edhe në kushte të tilla organizimi mund të kryhet në nivel. Kjo mungon si për të rinjtë ashtu edhe për muzikantët”, thotë Popovski.

Për Popovski është i mirëseardhur projekti i vitit të kaluar “Kultura në kohë të koronës“. Ai gjithashtu mbështet shoqatën “Muzikë tani” në luftën për aktivitetin muzikor dhe për protokollet që do të ruajnë shëndetin e njerëzve, ndërsa artistët do të kenë punë.

“Njerëzit që jetojnë nga muzika duhet të kenë mbështetje të madhe nga Qeveria, nga shteti, nga kushdo! Qoftë edhe nëse nxirret një ngjarje. Është shumë mirë të të japin ndihmë, por garantoj se 98% e njerëzve që nuk kanë mjete për të mbijetuar, sigurisht që duan t’i meritojnë këto mjete. Të bëjnë muzikë për ato mjete financiare,” tha Popovski.

Nxënësja e shkollës së mesme Anastasia nga Shkupi ende nuk është e punësuar, ekzistenca e saj është në duart e prindërve të saj. Për pandeminë, nuk ka pasur probleme më serioze ekonomike, megjithëse u përpoq të gjente punë verën e kaluar. Por pa rezultat.

“Doja të punoja për disa muaj, por (punëdhënësit) nuk punësuan askënd. Gjatë asaj periudhe, gjithçka ishte mbyllur. Isha nervoze… Vij nga një familje e klasës së mesme, nuk kemi të ardhura të konsiderueshme që të më dërgojnë në universitet të fortë. Kështu, mendohesha prej të mbledh para, sepse do të duhet të marr një vit shtesë pas shkollës së mesme”, thekson Anastasia.

Masat e krizës për të ndihmuar të rinjtë?

Sipas organizatave rinore nga iniciativa “Të rinjtë në krizë”, Qeveria ka miratuar politika “ombrellë”. Përkatësisht, përpjekje të përfshijnë sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur, por jo edhe masa mjaftueshëm të trajtuara për grupe specifike në mesin e të rinjve, të cilët vuajnë më shumë nga kriza.

“Duke analizuar masat e miratuara nga Qeveria dhe institucionet shtetërore për parandalimin e krizës dhe dëmeve prej saj mbi të rinjtë, kemi arritur në përfundimin se nga 99 masa specifike të ndërmarra, vetëm 8 kanë të bëjnë me të rinjtë, nga të cilat shtatë janë specifike ndërsa një është vazhdim i masës ekzistuese ‘Blini prodhime vendore’. Me atë studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, përkatësisht vetëm ata nga arsimi formal fituan nga 3.000 denarë secili”, thotë Bllazhen Maleski, studiues nga Reaktor.

Masat të tjera për mjete financiare për akomodim, bashkë financim, trajnim për IT – nuk u përdorën plotësisht, që tregon se procesi burokratik ishte kompleks ose jo të gjithë të rinjtë kishin qasje në këto masa.

Dokumenti “Të rinjtë në krizë 2.0“, gjithashtu tregon që institucionet shtetërore nuk bëjnë vlerësim të masave të zbatuara. Kush çfarë masa ka zbatuar, sa është përdorimi i tyre dhe, në fund të ditës – qëllimi i tyre. Komunikimi është gjithashtu një problem.

“Asnjë organizatë rinore ose lloje të tjera të shoqatave të të rinjve nuk u konsultuan fare. Vetë masat si të tilla nuk ishin të dobishme, dhe si rezultat i krizës ne shohim një rritje të papunësisë së të rinjve me 4%. Në planin afatgjatë, kjo krizë do të ketë pasoja të qëndrueshme për të rinjtë, do ta bëjë akoma më të vështirë hyrjen në tregun e punës, vendin e para të punës dhe qëllimet për karrierë”, tha Maleski.

Rënie në pagat e të rinjve

Shoqata për Kërkime dhe Analiza (ZMAI), pjesë e “Të Rinjtë në Krizë” me ndihmën e Fondacionit Westminster, hulumtoi të dhëna nga DAP për periudhën shkurt – qershor 2020. Në valën e parë të krizës, pagat e të rinjve u ulën me 2,6%, ndërsa në nivel shtetëror me 1,8%. Numri i të rinjve me të ardhura nën pagën minimale është gjithashtu shqetësues.

“Shkalla e rënies së të ardhurave është më e theksuar tek të rinjtë dhe gratë. Me çdo masë të mundshme, të rinjtë janë shumë më të prekur, përkatësisht kanë ulje më të mëdha të të ardhurave”, thekson Viktor Stojkoski nga ZMAI.

Sipas Stojkoski, hendeku midis vetë të rinjve rritet, nëse merren parasysh karakteristikat sipas industrive, sipas gjinisë, sipas rajoneve, që do të thotë se masat duhet të dizajnohen për t’i mbështetur ata.

Sipas Teodora Stolevska nga Forumi Arsimor Rinor (FAR), ndërsa të rinjtë më shumë do të vuajnë pasojat ekonomike dhe sociale të krizës, mirëqenia e tyre mund të përmirësohet përmes zgjidhjeve të shpejta dhe të drejta politike.

“Është e nevojshme të përfshihen masa për punësim, rikualifikim ose rikualifikim plotësues sa më shpejt të jetë e mundur pas humbjes së vendit të punës. Këtu janë masat që do të zbatohen nga Agjencia për Punësim dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe u referohen detyrimeve të punëdhënësve që do të punësojnë të rinj. Rekomandojmë masa për (ri) punësimin e të rinjve në planin operativ për vitin 2021 të Agjencisë së Punësimit, i cili nuk është përgatitur”, tha Stolevska.

“Të rinjtë në krizë” rekomandojnë që personat e punësuar deri në moshën 29 vjeç të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale. Të ketë kupona për konsum shtëpiak të atyre që kanë më shumë nevojë dhe të hartohet plan ndërinstitucional për punësimin e të rinjve. Organizatat e bashkuara gjithashtu kërkojnë mbështetje për artistët e rinj dhe punëtorët e kulturës.

Masat për artistët e rinj?

Nga Ministria e Kulturës për Radio MO nuk japin një përgjigje specifike se sa artistë të rinj ishin përfshirë në masat e krizës. Ndihma financiare është siguruar përmes një sërë urdhëresash dhe vendimesh të qeverisë, por në përgjithësi për punonjësit e kulturës, punonjësit filmik dhe artistët e pavarur.

142 artistë të pavarur janë përfshirë në Konkursin për kompensim mujor për kontributet për shëndetësi, sigurim pensional dhe invalidor, si dhe për tatimin mbi të ardhurat personale për vitin 2020. Ata që kanë pagesë për sigurim nga Ministria, në kovid – krizën kanë fituar nga pesë paga mujore prej 14.500 denarë.

“Kur bëhet fjalë për artistë të pavarur, në propozim – ligjin e ri për realizimin e interesit publik në kulturë, i cili është në procedurë parlamentare, zgjerohet fusha e personave që mund të fitojnë të drejtën e kompensimeve mujore nga Buxheti për pagesën e kontributeve për sigurim shëndetësor, pensional dhe invalidor dhe tatimin mbi të ardhurat personale, përkatësisht personat që mund të fitojnë statusin e artisti të pavarur “, thonë nga ministria.

Përveç artistëve, thonë ata, me propozim – ligjin përcaktohet e drejta të mud të fitojnë dhe punëtorët profesional në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, menaxherë në kulturë, përkatësisht të gjithë punëtorët kulturor të cilët ushtrojnë veprimtari të pavarur.

Arsimi në kohë pandemie

Teodora Lazarevska, nxënëse 17-vjeçare e shkollës së mesme nga Delçeva, është nga kjo gjeneratë që për herë të parë nuk mund të shkonte në shkollë, por pandemia i detyroi në online mësim. Ajo po ndjek vitin e tretë në shkollën “Metodi Mitevski – Brico”, nga shtëpia. Nuk është e lehtë t’i kushtosh vëmendje asaj që thonë profesorët, sepse ka shumë shpërqendrime në shtëpi. Kjo është arsyeja pse notat e saj janë ulur pak.

“Është pak më e vështirë, e pranoj, por duhet ta bëjmë këtë. Të ndjekim shkollën në këtë mënyrë. Disa nga miqtë mburren se tani është më lehtë të kopjosh. Unë nuk jam e tillë, nuk mund të kopjoj. Gjithashtu, shokët humbën interesin për shkollën. Ata nuk shqetësohen më së çfarë do të ndodhë, thjesht nuk e kuptojnë seriozisht. Gjithçka është përmes telefonit dhe kompjuterit”, thotë ajo.

Një aspekt tjetër, vëren Lazarevska, është se në qytetin e saj Dellçevë, njerëzit me paga më të ulëta diskriminohen.

“Ata nuk mund të paguajnë shkollë për fëmijët e tyre, sepse gjithçka është online, të gjithë nuk kanë telefona, internet, të gjithë nuk kanë kompjuterë. Në një farë mënyre, ata diskriminohen sepse nuk mund të marrin arsimin e duhur”, thotë ajo.

Për arsimimin e saj flet edhe Eva Ristovska nxënëse e shkollës së mesme nga fshati Saraqino, Tetovë. Ajo rrallë del dhe lëviz me miqtë e saj, ka frikë për prindërit e saj më në moshë. Pjesën më të madhe të pandemisë e kalon në shtëpi, zakonisht merr pjesë në ligjëratat pasdite.

“Jam në një lëndë profesionale dhe është pak më e vështirë për mua për punë praktike. Atë duhet të ushtrojmë ne, ndërsa kështu nuk kemi mundësi. Interneti gjithashtu mund të mbarojë gjatë ditës. Atëherë nuk mund të vijojmë mësimet. Ndonjëherë vetë aplikacioni Microsoft Times mund të na nxjerrë nga klasa. Disa profesorë mund të mos jenë në gjendje të sigurojnë material të mjaftueshëm. Kur shkojmë në shkollë është më mirë. Mund të pyesim ndërsa në online mësimin nuk ndihemi mirë, nuk jemi të relaksuar”, thotë ajo.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për Radio MOF pretendojnë se së bashku me institucionet e tjera ata siguruan të drejtën e arsimit për çdo fëmijë në kushte pandemie.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, semestri i parë përfundoi me mbi 90% të nxënësve që ndoqën me sukses online mësimin. Gjithashtu, sigurohen edhe orë 15 minutash në gjuhën maqedonase dhe shqipe sigurohet në Televizionin Nacional.

“Për më tepër, mësuesit janë në komunikim të vazhdueshëm dhe u japin materialeve mësimore të shtypura nxënësve që nuk janë në gjendje të ndjekin mësimin në distancë. Numri i nxënësve që ndjekin me sukses orët në internet në semestrin e dytë po rritet si rezultat i aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit, vetëqeverisjeve lokale, autoriteteve të shkollës, organizatave të shoqërisë civile dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore për të siguruar pajisjet e nevojshme dhe pajisjet e TI-së për nxënësit”, thonë nga MASH.

Sidoqoftë, problemi me mësimin online tashmë është evidentuar përmes hulumtimeve. Gjatë pushimeve verore (qershor-gusht 2020), “Reaktor” me mbështetje financiare nga UKAID dhe UNICEF dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, tregoi që 77% e mësuesve në një moment nuk mund të hynin në kontakt me disa nga nxënësit. Aksesi në internet dhe pajisje kompjuterike ishte gjithashtu një pengesë për disa familje, ku 37% të prindërve kanë deklaruar se fëmijët e tyre duhej të ndanin laptopë ose kompjuterë me anëtarët e tjerë të familjes.

Kërkimi i mujait shkurt 2021 i LEAD ka treguar se vetëm 9% e mësuesve kanë përdorur Platformën Kombëtare për mbajjten e online orëve. Vetëm 35,9 përqind e nxënësve e vlerësuan semestrin e parë të vitit 2020/2021 si “shumë të mirë” ose “të shkëlqyeshëm”. Në të njëjtën kohë, mbajtja e online orëve nuk ishte plotësisht e sigurt.

Pasojat psiko-sociale

Pothuajse të gjithë të rinjtë e kontaktuar nga Radio MOF e përshkruajnë shëndetin mendor si “një nga sfidat më të mëdha”. Prandaj, se situata me pandeminë nuk është aspak naive flet edhe psikologu Ana Poprizova nga shkolla e mesme “Orce Nikollov”. Më e theksuar, veçanërisht në vitin e parë dhe të dytë, është ajo që Poprizova e quan “një lloj i ri ankthi” në lidhje me online mësimin.

“Shumë nxënës përjetojnë pikërisht sulme nga shqetësimi. Ndjenja e hapjes së kamerës. Pastaj, ‘duhet të përgjigjem diçka, dhe kam kohë të kufizuar’. Gjithashtu, ‘të gjithë po më shikojnë nga klasa, unë jam në qendër të vëmendjes’. Këto pyetje i shqetësojnë ata. Në vitin e dytë, nëse marrim parasysh se ata ishin së bashku për një gjysmë vjetor, ajo frikë dhe presion është shumë më i lartë, fëmijët tashmë janë të somatizuar, ata fillojnë të kenë një problem në të folur, kanë dhimbje barku, të vjella … “, thotë Poprizova.

Në vitin e tretë dhe të katërt, ata bëhen apatikë. Përfshirja e rrjeteve rezulton me mbingopje.

“Mendoj se ka një rënie të përgjithshme të interesit për shkollën. Ata janë më të disiplinuar, më pasivë. Thjesht, sikur humbasim interesin dhe kureshtjen për të mësuar, motivimin për arritje të larta. Vetë psikoza që sjell pandeminë – ri pezull në ajër. Të gjithë njohin dikë që ishte i sëmurë, ai vetë ka qenë i sëmurë dhe disave ju kanë vdekur të afërm. Dhe e gjithë kjo po zgjat shumë ”, thotë  Poprizova.

Gjëra pozitive nga pandemia dhe pas pandemisë?

Sipas të riut Filip Popovski, së shpejti do të ketë koncerte, ahengje, ekspozita. Me masa, me distancë, me gjithçka që duhet, por kultura do të marrë hov.

“Mendoj se tani e tutje mund të jetë më mirë, kur ngjarjet rikthehen në jetë. Të gjithëve na mungojnë. I shohim në Facebook, YouTube, në TV. Por kur të vijnë drejtpërdrejt – ju do të dëgjoni, përcillni, bëni çfarë do qoftë, mjafton të jeni atje! Do të jetë një ‘rikthim’ në nivelin e duhur!”, thotë ai.

Kjo periudhë për të ishte 50/50. Koha për t’iu përkushtuar shtëpisë, që ishte një anë pozitive, ndërsa negative që nuk ka shoqërime. Megjithatë, është i lumtur që jetojmë në kohë kur gjithçka është në dispozicion për ne.

“Internet dhe komunikime. Do të lëshohesh në Viber, Messenger, Zoom. Mund të komunikosh dhe të shihesh, madje ‘të bësh muzikë’ me njerëz. Nuk është fizike, por gjithsesi keni komunikim. Përsëri ngushëlloni veten se ‘hajde, do të bëhet mirë”, thotë Popovski.

Dhe për gjimnazisten Anastasia është e trishtueshme që ata nuk mund të shihen me miqtë, në ditëlindje ose të ngjashme, gjatë viteve më të mira të jetës. Pozitive është se kanë kohë për t’iu kushtuar hobeve të tyre. Edhe ajo kërkon evente kulturore, por nën kontroll, për të ruajtur atë aspekt shoqëror.

“Jam vullnetare në Kryqin e Kuq, jam pjesë e Klubit të Lexuesve. Gjithçka që mund të transferohej online, është transferuar tashmë në internet. Bëhen përpjekje të ruhet jeta shoqërore e të rinjve, por përsëri, nuk është njëjtë. Nuk ka ndërveprim të drejtpërdrejtë”, thotë Anastasia.

Teodora Lazarevska nga Delçeva apelon për durim. Për të vlen thënia “thjesht duhet të ndjekim rregullat dhe gjithçka do të jetë në rregull”. Ndërkohë, mendon se është mirë që aktivizmi po përhapet në internet, veçanërisht pasi vjen nga një qytet ku aktivizmi është pothuajse inekzistent.

“Tani është më e lehtë për mua të marr pjesë në aktivizëm përmes organizatave, sepse të gjithë janë transferuar online dhe po pranojnë vullnetarë nga e gjithë Maqedonia, jo vetëm nga Shkupi. Më parë, unë duhej të udhëtoja për në Shkup me autobus për tre orë vetëm për një aksion. Nuk mund ta përballoja. Verën e kaluar kam marrë pjesë në shkollë për diskriminim me Equalis dhe bëmë video. Mesazhi mund të përcillet edhe në atë mënyrë, nuk ka nevojë që gjithçka të bëhet në terren”, tha Lazarevska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button