Nga 14 maji Greqia do t’i hap kufijtë për shtetasit e RMV-së me test negativ PCR ose me certifikatë vaksinimi

Më 14 maj do të hapen kufijtë për shtetasit e Maqedonisë me Greqinë në Dojran dhe Bogorodicë, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Kufijtë me Greqinë janë mbyllur prej 16 marsit të vitit të kaluar për shkak të pandemisë kovid. Filipçe tha se ka komunikim të shpeshtë me ministrin grek të Shëndetësisë, ndërsa mëngjesin e sotëm bisedoi me ministrin për turizëm, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me masat, ai më informoi se planifikojnë të hapin dy kufijtë më 14 maj për qytetarët e Maqedonisë në Dojran dhe Evzoni. Por, do të jetë e detyrueshme të tregohet certifikatë vaksinimi ose test negativ PCR. Të shohim se cilat do të jenë certifikatat tona të vaksinimit me kodet e nevojshme dhe listën e laboratorëve të autorizuar që mund të japin test PCR”, njoftoi Filipçe sot para poliklinikës “Jane Sandanski”.

Ministri shtoi se shpreson që të mos ndodhë diçka drastike e cila do të përkeqësojë situatën epidemiologjike në të dy vendet dhe se tani për tani mbetet ky njoftim nga Greqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button