RMV, në 24 orët e fundit, 23 shkelje për ndalim të lëvizjes, policia ka ngritur padi penale

Ministria e Brendshme informoi se nga ora 22:00 e datës 30 mars deri në  orën 5:00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar se 23 persona nuk e kanë respektuar ndalimin për lëvizje. Gjatë 24 orët e kaluara në territorin e vendit, për mos-mbajtjen e maskës, janë regjistruar 609 shkelje, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të kontribuojnë bashkërisht në parandalimin e përhapjes së kovid-19”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përndryshe, nga fillimi i orës policore më 10 mars e deri dje, në territorin e kryeqytetit, SPB Shkup në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka ngritur gjithsej 48 padi penale dhe dy denoncime kundër 55 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer 55 vepra penale “mos veprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore në kohë epidemie”, të parashikuara dhe të dënueshme sipas Nenit 206 paragrafi 1 i Kodit Penal. Ndryshe, në periudhën nga 10.03.2021 deri më 29.03.2021, ata kanë lëvizur pa leje lëvizje gjatë orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Njëkohësisht, për grupimet e konstatuara të personave në vende publike ose gjatë ahengjeve në shtëpi, në kundërshtim me masat e miratuara, si dhe grupimi në objektet hotelierike ose qëndrimi në to pas orarit të punës, në kundërshtim me protokollet e vendosura, të cilat janë konstauar në tremujorin e parë të vitit 2021, përfshirë 29 marsin 2021, Në Prokurorinë Themelore Publikr Shkup. janë ngritur gjithsej 19 padi penale kundër 45 personave fizik dhe një personi juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button