Kundërspin: Popova shtrembëroi numrin e punësimeve të reja në Qytetin e Shkupit

Këshilltarja në Qytetin e Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Irena Popova, në një konferencë për shtyp në selinë e partisë dha një deklaratë duke pretenduar se kryetari i Shkupit Petre Shilegov, ka punësuar 135 persona. Në këtë deklaratë ajo shprehu disa spin-e, shkruan Vertetmates.mk.

Spin 1: Në kushte pandemie, recesioni dhe mungesë të madhe parash, Petre Shilegov punëson 135 persona në qytetin e Shkupit.

Kundërspin: Petre Shilegov nuk punësoi 135 persona në qytetin e Shkupit, por 23. Konferenca për shtyp e Popovas u mbajt më 25 mars. Konkursi i vetëm që u lëshua nga Qyteti i Shkupit dhe aktiv gjatë deklaratës së Popovas është ai nga 22 mars. Konkursi është publikuar nga Agjencia për Administratë dhe i referohet punësimit të 23 nëpunësve civilë. Njoftimi u botua gjithashtu në gazetat ditore “Sloboden Pecat”, “Vecer” dhe “Koha”. Informacioni se ekziston konkurs për punësimin e 23 punonjësve u botua në disa media, dhe në disa faqe për punësim.

Duke kërkuar në faqen e internetit të Agjencisë për Administratë, nuk mund të gjeni vende të lira pune aktive nga Qyteti i Shkupit. Në fakt, i vetmi vend ku mund të gjendet informacioni se 135 njerëz do të punësohen është konferenca për shtyp e Popovas. Më pas, duhet të theksohet se në deklaratë ajo nuk thotë se kur është marrë ky vendim dhe as nuk ofron ndonjë informacion në lidhje me atë konkurs për 135 persona.

Deklaratë e ngjashme se Qyteti i Shkupit do të punësojë 135 persona u bë nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në të cilën ai në mënyrë të ngjashme pretendoi se në kushte të pandemisë dhe recesionit, Shilegov shpenzon para kot.

Spin 2: Populli po vdes, mijëra në ditë infektohen me KOVID-19, nuk ka vaksina, sistemi ka dështuar plotësisht, ndërsa Shilegov, në vend që të shpenzojë paratë e qytetit me mençuri, mbush administratën e qytetit.

Vërtetmatësi në lidhje me këtë temë bisedoi me zëdhënësin e Qytetit të Shkupit, Valon Salihu, i cili na tha se ai thjesht nuk e di se nga vjen ky numër prej 135 vendeve të reja të punës. Ai thotë se Qyteti ka punësuar vetëm një person vitin e kaluar, dhe sa i përket këtyre 23 vendeve të reja të punës nga njoftimi aktiv, disa nga vendet e punës duhet të plotësohen sepse ato janë të lira për arsye të ndryshme siç janë pensionimi, përfundimi i punës me kërkesën e punonjësi dhe të ngjashme., dhe pjesa plotësohet për shkak të vëllimit të shtuar të punës në njësitë organizative të Qytetit të Shkupit. Qyteti po planifikon punësime të tjera, të tilla si zjarrfikës, por përsëri kjo ka të bëjë me “zvogëlimin e numrit të zjarrfikësve dhe stafit të pamjaftueshëm”, siç thuhet në letrën që e ka dërguar Salihu. Sidoqoftë, në asnjë rast nuk flitet për shifër prej 135 vendeve të reja të punës. Numër që gjithsesi duket mjaft joreal, duke pasur parasysh që zgjedhjet e ardhshme lokale janë planifikuar vetëm për 6 muaj.

Kundërspin: Popova pretendon se mijëra në ditë janë të infektuar me Covid-19, gjë që nuk është e vërtetë. Mijëra do të thotë se bëhet fjalë për disa mijëra, ndërsa shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë thonë se numri i pacientëve nuk arrin as 2,000, e lëre më shumë. Po, numri i pacientëve në ditë nuk është aspak i vogël. Javën e fundit, ata po lëvizin vetëm lart dhe pak më poshtë se 1000, por në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se janë me mijëra. Ajo gjithashtu pohon se nuk ka vaksina, gjë që nuk është e vërtetë. Imunizimi në vend ka filluar. Po, ka vaksina në numër të vogël dhe të pamjaftueshëm për vaksinim masiv, por nuk mund të thuhet se nuk ka. Muajin e kaluar, mbërritën 8,000 vaksina Pfizer, një donacion nga Serbia dhe 3,000 vaksina Sputnik V.

Përveç që janë të pasakta, këto informacione në lidhje me situatën me Covid-19 janë plotësisht të tepërta në deklaratën e Popovas. Ajo shpreh pikëpamje për punën e kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe e lidh atë me situatën aktuale me Covid-19. Përzien gjyshet dhe bretkosat. Bën një paralele që është e pabazuar. Shilegov, i cili është pjesë e qeverisë lokale, nuk ka asnjë lidhje me sistemin shëndetësor, as me pacientët me Covid-19 dhe as me furnizimin e vaksinave. Kjo është arsyeja pse ne e vlerësojmë këtë pjesë të deklaratës së Popova si spin. Kjo është përpjekje për të provokuar reagim emocional në audiencë me çdo kusht edhe kur nuk ka vend për të. Qëllimi është të denigrohet një person i caktuar për diçka për të cilën ai nuk ka kompetencë dhe detyrim.

Spin 3: Shkupi ka prioritete tjera, për 4 vjet nuk kemi parë projekt të ri, rrugë të re, bulevard të ri, gjithçka që bën Shilegov është të shtrojë asfalt në rrugët e vjetra.

Kundërspin: Edhe pse puna e opozitës është të kritikojë qeverinë, ajo duhet ta bëjë këtë me fakte, prova dhe informacione faktike, dhe jo me deklarata të njëanshme dhe komente pa fakte. Nuk mund të pretendohet se Shilegov nuk ka zbatuar asnjë projekt të ri për katër vjet. Vetëm vitin e kaluar, qyteti bleu 33 autobusë të rinj, hapi një qendër rinore në vendin “Matiçno”, hapi stacion të kafshëve të pastreha “Lajka”, hapi shteg biçikletash në Vodno dhe dha subvencione për kondicionerët, biçikleta dhe skuterë elektrik.

Gjithashtu, nuk mund të thuhet se nuk është ndërtuar asnjë, kur në tetor 2020 u zgjerua bulevardi “Aleksandri i Madh“, i ashtuquajturi “Bulevardi Verior”, është zgjeruar një pjesë e “Plastiçarska“, ka filluar depërtimi në rrugën e re “Eseninova“.

I pasaktë është pretendimi se nuk ka asnjë bulevard të ri në mandatin e Shilegov, pasi në fillim të majit 2020 bulevardi “Hristijan Todorovski Karposh” u vu zyrtarisht në veprim.

Është e qartë se qëllimi i këshilltares në Qytetin e Shkupit nuk është të japë kritika konstruktive, por të mbledhë pikë politike në periudhën kur zgjedhjet lokale po afrohen. Për atë qëllim, ajo përdor spine dhe sulme ndaj një personi të caktuar pa pasur informacion të saktë dhe të verifikuar dhe kështu manipulon publikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button