Raporti i DASh për RMV-në: Prokurorët shkelin afatet e hetimeve dhe nuk bartin asnjë përgjegjësi

Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni thuhet se prokurorët shpesh i shkelin afatet ligjore për kompletimin e hetimeve, dhe për atë nuk bartin asnjë pasojë, transmeton Portalb.mk.

Sipas ligjit, hetimet duhet të përfundojnë për 6 muaj, ndërsa afatet mund të shtyhen deri në 12 dhe 18 muaj për çështje më komplekse të krimit të organizuar me lejen e mbikëqyrësit, por në praktikë, prokurorët shpesh humbin afatet.

Në raport gjithashtu ka vërejtje për sjelljen e pashembullt gjyqësore, presioni të tepruar mbi gjyqtarët, drejtësia e vonuar dhe financimi joadekuat i gjyqësorit dhe prokurorisë vazhdojnë të pengojnë punën dhe efikasitetin e gjykatave dhe të ndikojnë në besimin e publikut në gjyqësor. Gjithashtu në raport thuhet se qeveria demonstron respekt më të madh për pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit krahasuar me vitet e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button