RMV, regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme do të fillojë më 14 qershor, MASH-i përcaktoi numrat e nxënësve dhe paraleleve te çdo shkollë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2021/2022, duke përcaktuar tre afate për regjistrim, transmeton Portalb.mk.

“Me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2021/2022 është përcaktuar mundësia për regjistrimin e nxënësve sipas planeve dhe programeve mësimore për: gjimnaz, arsim profesional (arsim teknik me kohëzgjatje katërvjeçare, arsim profesional – tre vite dhe dy vite), arsim i mesëm i artit dhe arsim i mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore”, raportojnë nga MASH-i.

Ministria sqaroi që në shkollë të mesme mund të regjistrohen nxënësit që e kanë përfunduar arsimin fillor, nuk kanë më shumë se 17 vjet dhe duhet të përcaktojnë njërin nga planet (gjimnaz, arsim dhe trajnim professional, arsimi i mesëm i artit dhe arsim i mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta).

Nxënësit duhet të dorëzojnë aplikimin për për regjistrim (aplikimi për regjistrim përgatitet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit),  dëftesat origjinale nga klasa VI deri në klasën IX; diploma nëse kanë nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore dhe certifikata nga libri amë i lindjes (pavarësisht nga data e lëshimit).

Afati i parë për regjistrim do të mbahet më 14 qershor (12:00-19:00), 15 qershor (07:00-19:00), 16 qershor (07:00-19:00) dhe më 17 qershor (07:00-15:00), ndërsa më 17 qershor prej orës 16:00 deri 19:00 duhet të dalin rezultatet dhe vendet e lira.

Aplikimi i dytë për vendet e lira do të realizohet më 22, 23 dhe 24 qershor, ndërsa rezultatet dhe vendet e lira publikohen më 24 qershor deri në ora 19:00, ndërsa afati i tretë do të realizohet më 30 qershor prej orës 07:00 deri më 19:00, ndërsa rezultat publikohen më 1 korrik.

“Nga kjo vjeshtë, do të fillojë realizimi i procesit arsimor përmes së cilit nxënësit do të fitojnë praktikë dhe potencialisht sigurojnë punë pas mbarimit të shkollës, ndërkohë kompanitë do të fitojnë kuadër të përgatitur për të plotësuar  nevojat e punës”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev për konkursin e nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme, duke u përqendruar në fushatën “Mëso me mend, puno profesionalisht”.

Ministria raportoi që në 109 shkolla të mesme planifikohen 30.053 vende të lira në kuadër të 913 paraleleve, prej të cilëve 19.603 në arsimin profesional (604 paralele), 9261 nxënës në gjimnaz (274 paralele) dhe 1.190 nxënës në art, sport dhe gjimnazin e matematikës dhe informatikës (35 paralele).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button