RMV, pas zbardhjes së vrasjes së shkupjanit, policia akuzoi 26 vjeçarin nga Gostivari

Policia ka paraqitur kallëzim penal deri të Prokuroria për 26 vjeçarin e dyshuar për vrasjen që ka ndodhur në nëntor të vitit 2017, transmeton Portalb.mk.

“Departamenti i Policisë Kriminalistike – Sektori për Kriminalitet të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm së bashku me SPB Tetovë deri te PTHP- Tetovë parashtroi fletëdenoncim penal për kryerjen e veprës penale ”vrasje”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 123 të Kodit Penal kundër personit A.A. (26) nga Gostivari”, raportojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Policia sqaroi që në nëntor të vitit 2017, 26 vjeçari A.A. ka vrarë shkupjanin B.I. ashtu që trupin e viktimës e ka lënë rrugëve të fshatit Strimnicë në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button