Kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga ministri kinez përshpejtim të dërgesës së vaksinave

Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe presidenti Stevo Pendarovski në takimet e sotme me ministrin e Mbrojtjes së Kinës, Vei Fengue kanë kërkuar që ai të avokojë për dërgesë sa më të shpejtë të porosisë së vaksinave kineze kundër Covid-19 nga prodhuesi “Sinofarm”, transmeton Portalb.mk.

“Kërkova nga ministri kinez që të avokojë për dërgesë sa më të shpejtë të vaksinave kineze në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Shekerinska pas takimit të sotëm me ministrin e Mbrojtjes së Kinës, i cili është në vizitë zyrtare në vend.

Kryeministri Zaev në takim i bëri thirrje ministri kinez t’ua përcjellë institucioneve kompetente në Republikën Popullore të Kinës se Maqedonia e Veriut pret të përshpejtohet dërgesa e furnizime me 200,000 vaksina nga kompania “Sinofarm” që të përfshihen në procesin e imunizimit të vend i cili fillon nesër, kanë njoftuar nga Qeveria.

Gjenerali Vei Fenghe theksoi në takim se ky mesazh do të përcillet menjëherë në institucionet përkatëse në Republikën Popullore të Kinës  për të konfirmuar miqësinë midis dy vendeve edhe gjatë krizës aktuale për shkak të  KOVID-19.

Edhe presidenti Pendarovski gjatë takimit me ministrin kinez, i theksoi pritjet për finalizimin e fundit të furnizimit të vaksinave nga kompania kineze “Sinofarm”, që është veçanërisht e rëndësishme për realizim të papengueshëm të imunizim masiv të popullatës kundër Covid – 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button