RMV, 566 sanksione për mos-mbajtjen e maskës, 29 shkelje të orës policore

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e RMV-së kanë ndodhur 29 shkelje të orës policore, ndërsa për mosmbajtjen e maskës janë sanksionuar 566 qytetarë, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Nga ora 22:00 e ditës së djeshme (29.03.2021) deri në ora 05:00 Ministria e Brendshme ka regjistruar 29 shkelje të orës policore. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 566 gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse për parandalimin e koronavirusit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe së bashku të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së Kovid 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button