Është anuluar takimi i Komisioni për Sëmundje Infektive

Është anuluar takimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive, i cili duhej të vendoste sot nëse do të ketë masa të reja kufizuese për mbrojtjen kundër koronavirusit. Nga ana tjetër situata aktuale me pandeminë pritet të jetë temë edhe në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit me Presidentin Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

Autoritetet kompetente këtë javë e përshkruan si kritike për sa i përket përhapjes së mëtejshme të virusit në valën e tretë, në të cilën ishin regjistruar një numër i madh i njerëzve të infektuar dhe të vdekur. Numri i rasteve aktive në vend është 18.000. Në 24 orët e fundit, ishin regjistruar 303 raste të reja të koronavirusit nga 1.405 teste të kryera. 41 persona vdiqën dhe 1.169 pacientë u shëruan.

Sipas njoftimeve, imunizimi me 24.000 doza të vaksinës “AstraZeneka”, e cila mbërriti përmes mekanizmit Kovax gjatë fundjavës, duhet të fillojë nesër me personat e paraqitur për vaksinim mbi 75 vjeç. Autoritetet shëndetësore pretendojnë se nuk ka absolutisht asnjë kundërindikacion që qytetarët e çdo moshe të vaksinohen me këtë vaksinë dhe i nxisin qytetarët të respektojnë masat, pasi siç thonë ata, kjo është një periudhë specifike.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi dje se 20.000 qytetarë që tashmë janë regjistruar mbi moshën 75 vjeç, gjatë ditës së sotme përmes mjekëve amë do të marrin termine sipas vendbanimit në cilën pikë dhe në cilën kohë  të paraqiten për vaksinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button