fbpx

Përfundoi takimi i kryesisë, Haziri premton rol konstruktiv të LDK-së në zgjedhjen e presidentit

Kryesia e Lidhjes Demokratike është mbledhur sonte për të dalë me një qëndrim lidhur me pozicionin e saj, për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, raporton VOA. Pas takimit, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri u shpreh se po bëjnë përpjekje që pjesëmarrja e LDK-së në seancën e zgjedhjes së presidentit të jetë në frymën kushtetuese.

Ai deklaroi po ashtu se nesër do të bisedohet me deputetët e LDK-së për të dalë me një qëndrim.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet me deputetët në mënyrë që pjesëmarrja e LDK-së në seancën e zgjedhjes së presidentit të jetë në frymën kushtetuese duke evituar çdo lloj obstruksioni eventual institucional dhe duke krijuar frymë dhe angazhim politik për një stabilitet në këtë vend.”

“LDK do të ketë rol konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli i zgjedhjes së institucioneve të reja,” shtoi Haziri.

Sipas tij, LDK do të punojë që të dalë unanime me vendimin për pjesëmarrje në votimin e presidentit të ri

“Nesër do të takohemi me të gjithë deputetët. Do të vazhdojmë diskutimet me deputetët në mënyrë që qëndrimi i LDK-së të jetë në frymë me Kushtetutën”.

Haziri thotë se nuk do të flasin me partitë tjerë për këtë temë e as me Vjosa Osmanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button