RMV, nga 23.5 milionë denarë për filmin “DJ Ahmet” dhe “Qiramarrës” prej Agjencisë së Filmit

Agjencia e filmit në Maqedoninë e Veriut do të financojë me nga 23.5 milionë denarë filmin “DJ Ahmet” nga Unkovski dhe filmin “Qiramarrës” nga Gjokoviq, transmeton Portalb.mk.

“Filmat “DJ Ahmet” nga regjisori Gjorgi Unkovski në produksion të “Futura cinema” dhe “Qiramarrës” nga Marko Gjikoviq në produksion të “Sektor film”, nga Agjencia e filmit janë financuar në shumë të hollash prej 23.5 milion denarë”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Raportohet që këta janë filma artistic të metrazhit të gjatë, të mbështetura nga konkursi i shpallur në gusht të vitit 2020, ku mbështetje kanë marrë edhe disa filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, duke arritur vlerën e përgjithshme prej 75.7 milionë denarë.

“Në këtë konkurs u vendos edhe për mbështetjen e festivaleve të filmit vendas, ku do të realizohen 20 festivale, ndër të cilat: FNFK ”Vëllezërit Manaki”, “EHO Festivali i filmit Malësor”, “Sidnej”, “Festivali ndërkombëtar i filmit në Tetovë –ODA”, ”Festivali filozofik i filmit”, ”Festivali i 47-të Shtetëror i filmit joprofesional”, “Gjifoni Maqedoni”,  “Medoks” dhe “Rrota e Artë” e të tjerë”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button