Rritje e çmimeve në Maqedoninë e Veriut, te energjia kemi rritje për 13.5%

Në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt të vitit 2021 është regjistruar rritje e çmimit të energjisë për 13.5% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin shkurt të vitit 2021, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia për 13.5%, Prodhimet  të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.6%”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, ndërsa në krahasim me janarin e këtij viti kemi rritje për 3.7% te energjia.

Në përgjithësi, në muajin shkurt kemi rritje për 1.3% në krahasim me muajin janar, ndërsa 3.2% në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar.

Ulje më e madhe e çmimeve janë regjistruar në prodhimin e veshjeve për 91.6%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button