RMV, është shtyrë procesi i regjistrimit të popullsisë

Është shtyrë për muajin shtator procesi i regjistrimit të popullsisë, kjo ishte një ndër kërkesat e kryetarit të VMRO DPMNE-së e cila u pranua sot nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas takimit të cilin e patën për disa orë, ku në mes të tjerash është diskutuar edhe për tema tjera. Ndërkaq, deri tani janë vetëregjistruar 171.620 shtetas të RMV-së që jetojnë jashtë vendit, shkruan Portalb.mk.

Mickovski potencoi se janë marrë vesh me kryeministrin që regjistrimi i popullsisë të ndodhë pas vaksinimit të popullsie, gjegjësisht nga data 5 deri më 30 shtator.

“U morëm vesh se pasi të ndodh vaksinimi i popullsisë dhe regjistrimit, dhe më pas të kemi regjistrim të popullsisë. Kjo nënkupton që regjistrimi do të realizohet gjatë periudhës prej 5-30 shtator”, tha Mickoski.

Ndërkaq, pritet që pas kësaj marrëveshje të pasojnë ndryshimet e nevojshme ligjore, për këtë, Mickovski potencoi se do të ngelet në dorën e juristëve në Parlamentin e RMV-së.

Nuk ndërpritet vetëregjistrimi i diasporës

Liderët e dy partive më të mëdha maqedonase potencuan se regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në shtator dhe nuk do të ketë ndërprerje.

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.101 mërgimtarë. Evidenca e vetë-regjistrimit, prej një marsit e deri më sot, tregon se përmes aplikacionit elektronik janë vetë-regjistruar 171.620 qytetarë të RMV-së, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button