RMV, Këshilli i Sigurisë sot pritet të diskutojë për gjendjen me pandeminë

Këshilli i Sigurisë i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë në kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski. Temë e seancës do të jetë gjendja aktuale në lidhje me pandeminë, transmeton Portalb.mk.

Nga kabineti i presidentit informuan se, përpos anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, në seancë, me ftesë të Pendarovskit, do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në seancë do të diskutohet për gjendjen aktuale me pandeminë e Covid – 19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente”, informuan nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button