U caktua dhe më pas u anulua takim i Grubit me opozitën shqiptare

Takimi i zëvendëskryeministrit Artan Grubi në cilësinë e sekretarit të BDI-së me sekretarët e partive të tjera nga blloku opozitar shqiptar ishte caktuar për sot, por vetëm një orë pasi ishte caktuar u anulua. Tema e takimit duhej të ishte regjistrimi i popullsisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas BDI-së, arsyeja e anulimit të takimit është ajo se partitë politike opozitare nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjes. Paraprakisht, BDI sot njoftoi se ky takim do të mbahet në orën 11.

“Sekretarët e BDI-së, Besës, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të jenë pjesëmarrës në këtë takim. Ngjarja do të mbahet në Klubin e Deputetëve në Shkup”, njoftoi BDI.

ASH dhe AAA kanë dhënë mbështetje për ligjin për regjistrim, sipas të cilit operacioni duhet të zbatohet nga 1 deri më 21 prill.

Regjistrimi pritet të jetë temë edhe e takimit të sotëm të liderëve e kryeministrit Zoran Zaev, si kryetar i LSDM-së dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button