RMV, nga mesnata do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim me të cilin do të ulen çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 2.11 përqind krahasuar me vendimin e datës 22.3.2021. Nga mesnata e sotme, çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98 dhe vajit ekstra i lehtë për amvisëri EL-1 ulen për 1 denar për litër, përderisa dizeli zvogëlohet për një denar e gjysmë për litër, transmeton Portalb.mk.

Nga mesnata, benzina Eurosuper BS-95 do të shitet për 66 denarë për litër, ndërsa çmimi maksimal i Eurosuper BS-95 në pompat e benzinës do të jetë 68 denarë për litër. Eurodiesel BS do të shitet për 55 denarë për litër, ndërsa çmimi maksimal i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 44.50 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet me 0.966 denarë / kg dhe tani do të arrijë në 34.426 denarë për kilogram.

Në shtatë ditët e kaluara, çmimet e referencës në bursat botërore kanë rënë mesatarisht: benzina ​​me 4.255 përqind, nafta me 5.212 përqind, vaji ekstra i lehtë me 5.258 përqind dhe mazuti me 4.219 përqind. Në të njëjtën periudhë, kursi i këmbimit të denarit kundrejtë dollarit ishte më i lartë për 0.457 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button