Shqipëri, si pasojë e Kovid humbi jetën ish- kryeministri Bashkim Fino

Si pasojë e komplikimeve nga korona virusi Covid-19, ka ndërruar jetë në moshën 58- vjeçare deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Bashkim Fino, transmeton Portalb.mk.

Lajmin për humbjen e tij e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më!”, shkroi Rama.

Për humbjen e kësaj figure të PS-së Qeveria ka vendosur të shpallë 29 marsin ditë zie kombëtare dhe flamujt e të gjitha institucioneve janë ulur në gjysmështizë.

Bashkim Fino lindi në Gjirokastër, më 12 tetor 1962. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Specializimet për menaxhimin e pushtetit vendor i kreu në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Fino kishte një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij u shënua në vitin 1997, kur u zgjodh Kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button