Janë shtyrë gjykimet për rastin e aksidentit në Llaskarcë dhe ‘Tortura’, shkak- infektimet me Kovid

Gjykata Themelore Penale Shkup informoi se janë shtyrë për muajin e ardhshëm gjykimet për rastet – aksidenti me autobus afër fshatit Llaskarcë dhe rastin e njohur për opinionin si “Tortura”, transmeton Portalb.mk.

“Gjykata Themelore Penale Shkup informon mediat dhe organizatat joqeveritare që ndjekin seancat, se janë shtyrë gjykimet për rastet me K.nr. 1407/19 në lidhje me aksidentin e autobusit afër fshatit Llaskarcë, që ishte caktuar më datë 30.03.2021 dhe rastin K.nr 1959/17 i njohur për opinionin si “Tortura”, e caktuar më datë 02.04.2021″, informojnë Gjykata Themelore Penale Shkup.

Sipas Gjykatës arsyet e prolongimit të këtyre seancave janë për shkak të infektimeve me kovid të njërit prej anëtarëve të gjykatës dhe një të akuzuari.

“Lënda K.nr. 1407/17 shtyhet për shkak të izolimit dhe testit pozitiv me Kovid të një anëtari të këshillit gjyqësor dhe një prej avokatëve mbrojtës, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 20 prill 2021. ndërsa çështja K.nr. 1959/17 shtyhet për faktin se nga një nga të akuzuarit ishte paraqitur njoftim se është pozitiv për me Kovid dhe është në izolim. Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar për 15.04.2021, ndërsa për ndryshime të mundshme në termine, palët dhe publiku do të njoftohen në kohën e duhur”, informojnë Gjykata Themelore Penale Shkup.

Në rastin e aksidentit të autobusit në Llaskarcë, i cili ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar ku humbën jetën 16 pasagjerë dhe 38 të tjerë u lënduan, të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

Ndërkohë rasti “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psikike. Të dyshuat në këtë rast janë Sasho Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button