Shkup, policia ka shqiptuar 148 sanksione, 91 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 masa, mes të cilave 91 sanskione për tejkalim të shpejtësisë, shtatë për vozitje pa leje, katër masa për mos dhënie përparësi këmbësorëve, transmeton Portalb.mk.

Tri sanksione janë shqiptuar për përdorimin telefonit gjatë vozitjes, tetë për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), katër për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe 14 për parkim jo të rregullt.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button