Sllovenia do të futet në karantinë 11-ditore, përballet me rritje të numrit të të infektuarve

Qeveria sllovene solli vendim që nga një prilli të fusë vendin në karantinë 11-ditore, me qëllim që të ndihmojë spitaleve me fluksin e pritshëm të pacientëve me kovid-19. Sllovenia është përballur me rritje të numrit të të infektuarve për shkak të përhapjes së llojit britanik të koronavirusit, transmeton Portalb.mk.

“Ndalimi i jetës publike do të jetë i shkurtër. Më 12 prill, kufizimet do të lehtësohen”, tha Kryeministri Janez Jansha.

Duke e përshkruar situatën si garë me kohën, Jansha tha se administrata publike do të punojë nga shtëpia dhe u bëri thirrje bizneseve private të bënin të njëjtën gjë nëse munden. Të gjitha dyqanet dhe shërbimet jo-thelbësore po mbyllen, ndërsa shkollat ​​kalojnë me mësim online. Do të jenë të ndaluara të gjitha mbledhjet me më shumë se dhjetë persona, ndërsa qytetarët nuk do të lejohen të udhëtojnë jashtë vendbanimit të tyre.

Ministri i Shëndetësisë Janez Poklokar tha se mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në të gjitha vendet publike ku nuk mund të mbahet distancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button