Ministria e Shëndetësisë e RMV: Personat e vaksinuar të kenë kujdes, duhet të kalojë një kohë për imunitet

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një kumtese, porosit që qytetarët veç më kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe ata të cilët do të vaksinohen ditëve në vijim duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi duhet të kalojë një periudhë që ata të fitojnë imunitet, transmeton Portalb.mk.

“Pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nevojiten deri në tre javë që të krijohet imunitet. Kjo do të thotë se të gjithë ata që këto ditë kanë marrë vaksinë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm javëve të ardhshme dhe të vazhdojnë t’i respektojnë masat për mbrojtje personale, si mbajtja e maskës, distanca fizike dhe mbajtja e higjienës personale. Efektet më të shpeshta të padëshiruara pas marrjes së vaksinës janë dhimbje në vendin ku është aplikuar vaksina, skuqje dhe kruarje, rritja e temperaturës trupore, ethe, kokëdhimbje, dhimbje të muskujve. Këto efekte të padëshiruara paraqiten te 1/10 e individëve. Më së rralli paraqitet reagim alergjik. Më së shpeshti, efektet e padëshiruara janë të lehta dhe afatshkurtër dhe largohen pas një deri në dy ditë pas vaksinimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button