RMV, Ka arritur edhe dërgesa e dytë e vaksinave ruse

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot në orën 14:30, në aeroportin ndërkombëtar në Shkup, ka arritur dërgesa e dytë e vaksinës ruse Sputnik V, e dedikuar për rivaksinimin e punonjësve shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, sot në mëngjes, arriti dërgesa e parë prej 24,000 vaksinave të Astra Zeneca-s përmes sistemit Kovax. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, me këto vaksina do të vaksinohen personat mbi moshën 75 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike.

Në RMV, deri sot tani janë vaksinuar 6.940 persona që janë punonjës shëndetësorë dhe atë me vaksina të dhuruara nga Serbia dhe Rusia.

Ndryshe, më 14 shkurt 2021, Serbia ia dhuroi Maqedonisë së Veriut dërgesën e parë me 4.680 vaksina “Pfizer”. Më 24 mars, arriti dhe dërgesa e dytë prej 3150 dozave nga Serbia.

Më pas, 3.000 vaksinat e para “Sputnik V” nga Rusia në RMV kanë arritur më 7 mars.

Pritet të arrijnë edhe vaksinat nga prodhuesit tjerë. Nga “Sputnik V” priten të arrijnë gjithsej 200.000 doza. Nga vaksina kineze janë porositur 400.000 vaksina.

Për t’u njoftuar më shumë për numrin e të vaksinuarve në botë klikoni https://covidvax.live/ .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button