Selami: Habitem pse maqedonasit u bëjnë thirrje maqedonasve të mos regjistrohen

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami në një intervistë për REL, tha se regjistrimit i popullsisë nuk është pazar, por zbatim i një ligji. Ai tha se ESHS dëshiron t’ju drejtohet qytetarëve, sepse regjsitrimi bëhet për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Ne ju drejtohemi qytetarëve, u trokasim në derë qytetarëve, qytetarët na hapin derën, qytetarët na japin të dhëna, ne përfundojmë me regjistrimin dhe ajo është ajo. Është arritur efekti, regjistrimi është bërë. Me këtë dua të them se agjendat politike për fatin e keq të Ballkanit asnjëherë nuk janë ndalur, nuk ndalen dhe nuk do të ndalen asnjëherë. Në fakt ajo edhe në këtë jonormalitet të plotë ndoshta është normale për shkak se atë e kanë punë partitë politike, të gjejnë agjendë, të gjejnë tema aty ku nuk ka. Të gjithë duhet të kuptojmë, mua më vjen keq që partitë politike nuk kuptojnë se nëse nuk mbahet regjistrimi humbin të gjithë”, tha Selami.

Ai tha se vazhdimisht apelon që politikanët të mos ndërhyjnë në procesin e regjistrimit.

“Unë madje u them, ndërhyni neve na duhet dikush që do ta lehtësonte punën në kuptim që çdo subjekt politike, çdo aktor dhe faktor në shtet, në shoqëri, i bëjmë thirrje t’i ftojë qytetarët, të gjithë, të tyre, tonët, pasi nuk bëjmë asgjë të keqe nëse bëjmë thirrje për regjistrim. Shkurt, ajo është sikur t’ju bëni thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin. Unë nuk habitem që shqiptarët bëjnë thirrje që të regjistrohen shqiptarët, por habitem pse maqedonasit bëjnë thirrje të mos regjistrohen maqedonasit? Cila është esenca, cili është qëllimi të mos regjistrohen, të bëjmë numra të deformuar”, tha ai.

Më 1 mars filloi regjistrimi i të punësuarve në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjeve të tyre, në diasporë, pjesëtarët e armatës jashtë vendit.

Afati i regjistrimit të diplomatëve dhe familjarëve të tyre ka mbaruar më 15 mars, ndërsa qytetarët e tjerë të diasporës do të mund të regjistrohen deri më 21 prill. Për këtë katoegori të qytetarëve, janë mundësuar dy procese procese paralele – një nëpërmjet vet regjistrimit përmes ueb aplikacionit dhe një nëpërmjet regjistrimit nga familjarët e tyre që jetojnë këtu. Sipas të dhënave të fundit të ESHS, deri më tani përmes ueb aplikoacionit, të dhënat e tyre i kanë dhënë 160,519 shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në diasporë.

Ndërkohë, për qytetarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button