Dërgesa e parë e vaksinave të Astra Zeneca-s arriti në Shkup

Sot në mëngjes, dërgesa e parë prej 24,000 vaksinave të Astra Zeneca-s arriti në Shkup përmes sistemit Kovax. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, me këto vaksina do të vaksinohen personat mbi moshën 75 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike, njofton Portalb.mk.

Ministri tha se të mërkurën do të fillojë vaksinimi masiv në vend, i 20 mijë personave mbi moshën 75 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike.

“Do të vijnë dhe vaksina të tjera, edhe pse ka pasur vonesë. Por, vonesa ka në të gjitha vendet” tha Filipçe.

Në pranimin e vaksinave ishin pjesëmarrës dhe diplomatët nga SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, përfaqësues të OBSH-së, UNICEF dhe OKB-së.  Ambasadoret shprehën kënaqësinë e tyre për arritjen e këtyre vaksinave dhe mbajtën fjalime.

Maqedonia e Veriut pritet të marrë 830.000 vaksina prej mekanizmit Kovax.

Në RMV, deri sot tani janë vaksinuar 6.940 persona që janë punonjës shëndetësorë dhe atë me vaksina të dhuruara nga Serbia dhe Rusia.

Ndryshe, më 14 shkurt 2021, Serbia ia dhuroi Maqedonisë së Veriut dërgesën e parë me 4.680 vaksina “Pfizer”. Më 24 mars, arriti dhe dërgesa e dytë prej 3150 dozave nga Serbia.

Më pas, 3.000 vaksinat e para “Sputnik V” nga Rusia në RMV kanë arritur më 7 mars.

Pritet të arrijnë edhe vaksinat nga prodhuesit tjerë. Nga “Sputnik V” priten të arrijnë gjithsej 200.000 doza. Nga vaksina kineze janë porositur 400.000 vaksina.

Për t’u njoftuar më shumë për numrin e të vaksinuarve në botë klikoni https://covidvax.live/ .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button