BE-ja ka siguruar 651.000 vaksina për Ballkanin Perëndimor, Zaev: Një pjesë do të arrije në RMV gjatë prillit

Përmes një statusi në rrjetin social “Fejsbuk”, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev ka informuar se gjatë bisedës të cilën ai sot e ka zhvilluar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, kjo e fundit e ka informuar se BE-ja ka siguruar 651.000 doza të vaksinave kundër virusit korona për Ballkanin Perëndimor, një pjesë e tyre sipas Zaev, pritet të arrijnë në prill, shkruan Portalb.mk.

Zaev në këtë status potencoi se bëhet fjalë për një ndihmë të drejtpërdrejte nga BE-ja dhe se këto doza të vaksinave do të ju shpërndahen shteteve të Ballkanit Perëndimor në varësi të numrit të popullatës.

“Gjatë një bisede përmes telefonit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, biseduam për bashkëpunimin mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në këto kushte me krizën shëndetësore. Presidentja më informoi se BE-ja ka siguruar 651.000 doza të vaksinave për mbrojtje nga Kovid-19 si ndihmë e drejtpërdrejte për qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, një pjesë e madhe prej tyre, në përputhje me numrin e popullatës, në prill do të arrijnë edhe në Maqedoninë e Veriut” shkruan Zaev në “Fejsbuk”.

Ndryshe, nesër në vend pritet të arrijnë dozat e para të vaksinave të siguruara përmes programit “Kovaks”, bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinave AstraZeneka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button