Me ftesë të koalicionit ASh-AAA, para parlamentit, personat pa shtetësi folën për sfidat me të cilat përballen

Disa persona të cilët nuk kanë shtetësi, me ftesë të koalicionit Aleanca për Shqiptarët (ASh) dh Alternativa (AAA), sot para parlamentit të RMV-së i treguan sfidat me të cilat ata përballen në përditshmëri. Rikujtojmë se ky koalicion tash disa ditë ka bllokuar punën e kuvendit për shkak të këtij ligji, shkruan Portalb.mk.

Koordinatori i grupit parlamentar të ASh-AAA, Zejd Rexhepi potencoi se ky koalicion nuk do të dorëzohet deri në gjetjen e zgjidhjes për personat pa shtetësi në vend, ai shtoi se janë të vetëdijshëm për kostot politike që mund ti kenë.

Do të gjejmë, do të gjejmë. Ne nuk dorëzohemi. Për t’u gjete gjuha e përbashkët është kushti ynë dhe në nuk dorëzohemi pasi që këtë obligim e kemi marr dhe jemi të vetëdijshëm se neve si koalicion do të kemi kosto politike, por na rrit koston njerëzore. Prandaj do gjendet gjuhë e përbashkët. Nuk guxojmë më të kemi qytetarë pa shtetësi apo qytetarë që trajtohen në mënyrë jo njerëzore”, theksoi Skender Rexhepi, koordinator i ASH-AAA-së.

Ndërkaq, Afet Kaloshi para mediave potencoi faktin se ai ka lindur dhe ka jetuar në Shkup, gjegjësisht në Komunën e Çairit si dhe e gjithë familja e tij e ngushtë kanë shtetësi, por atij shteti nuk ja mundëson një dokument të tillë.

“Jam i lindur këtu, ndërsa kur ma japin certifikatën e lindjes ma lëshojnë me Serbia dhe Mali i Zi. I lindur jam në Shkup, Komuna Çairit. Jemi gjashtë fëmijë, vëllai i madh ka shtetësi, motrat kanë, nëna e ardhur nga Novi Pazari ka shtetësi, unë i lindur këtu nuk kam shtetësi”, tha Afet Kaloshi, qytetar.

Habibe Fazliu potencoi kostot financiare me të cilat përballet pikërisht për shkak të mos pasjes së shtetësisë, edhe përkundër faktit se tash 30 vite jeton dhe vepron në Maqedoninë e Veriut.

“Jam e martuar për 30 vite këtu, nuk kam shteti. Më kanë refuzuar 4 herë për shkak të gjuhës. Kontrollet mjekësore më kushtojmë 1000-2000 denarë. Tani udhëtoj me letërnjoftim të Kosovës sepse këtu nuk kam asnjë dokument”, tha Habibe Fazliu, qytetare.

Ndryshe, javën e ardhshme për këtë çështje pritet të zhvillohet takim mes liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski dhe koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevskin.

Mosfunksionimi i Kuvendit është për shkak të mungesës së kuorumit për punë dhe votim, duke pasur parasysh se dy deputetë nga shumica e 62 në periudhën e kaluar përfunduan në izolim për shkak të kovid-19. Përveç kësaj, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokoi 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button