Sot është përvjetori i anëtarësimit të RMV-së në NATO, Osmani: Me nder dhe nivel përfaqësohet vendi në Aleancën Veriatlantike

Sot është përvjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zhvilloi takim me krerët e PDK-së të akredituara në vendet e BE-së dhe Misionet e përhershme në NATO dhe BE, shkruan Portalb.mk.

Osmani potencoi se me nder dhe nivel të detyrës përfaqësohet Maqedonia e Veriut në NATO nga anëtarësimi deri sot, ai shtoi se tani duhet analizuar dhe kontrolluar ajo që është bë deri tani në këtë drejtim.

“Para tre ditësh u ktheva nga vizita dy ditore e Këshillit të  NATO-s në Bruksel, ku për herë të parë u ulëm fizikisht në tavolinë, krah për krah me vendet më të fuqishme të botës. Më lejoni që sot, pikërisht në këtë jubile, të ju përcjell se me nder dhe në nivel të detyrës e përfaqësojmë vendin në NATO, me kapacitet të plotë teknik dhe kadrovik në misionin tonë, ashtu siç i ngjanë një vendi- anëtare e Aleancës.  Pikërisht ky jubile ishte njëra prej arsyeve se pse sot kam ftuar shefat e Përfaqësive Diplomatiko- Konsullore të vendit tonë, të akredituar në vendet anëtare të BE-së. Sot me Ambasadorët tanë, jo vetëm që do ta shënojmë përvjetorin, por edhe thellësisht do ta analizojmë atë që e kemi bërë deri më tash; do të kontrollojmë, ose një lloj prerje të anëtarësisë sonë në NATO dhe gjithsesi, që do t’i përcaktojmë direktivat e ardhshme të veprimit tonë diplomatik si anëtare e plotfuqishme e NATO-s”, theksoi Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani potencoi faktin se kanë ngelë edhe tre muaj jo të plota nga Samiti i BE-së në qershor, që sipas tij, në atë datë edhe do t’i hapet dritarja e mundësive RMV-së.

“Kuptohet lartë në agjendë në këtë takim tematik do të jetë edhe dosja evropiane e vendit. Pres të marr informacione të sakta për gjendjen politike dhe qëndrimet e vendeve anëtare në BE, në të cilat Ambasadorët janë akredituar. Rrethanat janë të atilla që në dy muajt e ardhshëm na hapet dritarja e mundësive që prinë deri në Samitet e BE-së në qershor. Bëhet fjalë për tre muaj jo të plotë, periudhë brenda së cilës presim aktivitete të përforcuara diplomatike edhe nga ana e administratës evropiane, por edhe të vet vendeve- anëtare të BE-së, në drejtim të rrumbullakimit të dosjes sonë evropiane dhe fillimit të bisedimeve” shtoi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button