Bllokohen llogaritë bankare të Subrata Roy, në pikëpyetje investimi i tij në Ohër?

Mediet indiane bëjnë të ditur se Gjykata supreme e Indisë me kërkesë të rregullatorit indian SEBI i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të multimiliarderit nga India, Subrata Roy.

Multimiliarderi nga India erdhi në Ohër për të ndërtuar një sërë objektesh për rekreacion duke e quajtur projektin “Macedonia Saharian” duke premtuar investime prej 100 mijë eurove.

Mirëpo ai kishte një proces gjyqësor të hapur në Indi me anë të së cilit akuzohej se kishte mashtruar miliona qytetarë. Me vendim të gjykatës firmat e “Sahara Group” janë të obliguara në afat prej tre muajve t’ua kthejnë thuajse 3 miliardë euro, me 15 për qind kamatë qytetarëve të manipuluar.

Roy ka paguar vetëm një ratë e cila nuk mbulon as një të pestën e shumës së përgjithshme. Gjykata i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare dhe personale ndërsa sipas po të njëjtit burim, në këto llogari nuk ka as një të tretën e parave të nevojshme për ta paguar borxhin.

Gjatë vizitës së Roy në Ohër, Portalb hapi çështjen e dyshimtë të biznesmenit indian duke u bazuar në mashtrimet që ai kishte bërë. Kliko për të lexuar më shumë: Subrata Roy, një zhvatës kriminel dhe mashtrues?  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button