Qeveria në seancën e sotme miratoi propozimet për Malin Sharr, projektin 6 milionë franga dhe këstin 80 milionë euro

Qeveria sot në seancën e 58-të e procedoi ligjin për shpalljen e një pjese të Malit Shar si park nacional, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria miratoi tekstin përfundimtar të Propozim-ligjit për shpalljen e një pjesë të Malit Sharr për Park nacional dhe vendosi të dorëzohet për miratim në Kuvend”, raportoi Qeveria.

Faza e dytë e projektit “Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” në vlerë prej 6 milionë franga zvicerane është miratuar në këtë seancë qeveritare. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunimi me Qeverinë zvicerane. Qeveria angazhoi Ministrinë e vetëqeverisjes lokale për bashkëfinancimin e këtij projekti në tre vitet e ardhshme në vlerë prej 2 milionë frangave zvicerane, si mjete shtesë për 4 milionë të garantuara nga Qeveria zvicerane përmes Ambasadës.

Informacioni mbi realizimin e masave ekonomike për menaxhimin e pandemisë është shqyrtuar dhe miratuar, për t’u përcjellë në Komisionin Evropian për të siguruar këstin e dytë të 80 milionë eurove për të mbështetur masat e qeverisë për tejkalimin e pasojave ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button