Sermine Purrini: Bashkëshorti dhe fëmijët janë përkrahësit më të mëdhenj! (Intervistë)

Sermine Purrini është drejtoreshë e Qendrës Informative Kulturore në Shkup. Kjo qendër me vite menaxhohet me shumë sukses dhe organizon evenimente të shumta kluturore. Purrini mund të themi se është një nga femrat e suksesshme shqiptare në Maqedoni. Për sfidat e jetës së saj, ajo flet në një intervistë për PortAlb.

Intervistoi: Aida Xhoni


PORTALB: Kush është Sermine Purrini?

Sermine Purrini: Sermine Purrini është një grua, një bashkëshorte dhe një në në  e cila gjithmonë ka jetuar në  frymën e Çairit. U linda në  Shkup, ku dhe e kalova fëmijërinë time, ku mbarova shkollën fillore, gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe pastaj fakultetin Pedagogjik. Njoftova bashkëshortin tim Alfred Purrini, me të  cilin jetojmë edhe sot së  bashku me dy vajzat Rina(20) dhe Rea(16). Tanimë mund të  them që  jam një  personazh i ri kulturor në Shkup, megjithatë fjala që  më  së  miri më  përshkruan do të  kishte qenë  Nënë  Luftarake. 

PORTALB: Momentalisht jeni drejtoreshë  në  QIK, mund të  na flisni pak për eksperiencat tuaja personale, me çka jeni marrë  para se të  vini në  ketë  post?

Sermine Purrini: Deri para tre viteve kam kaluar karrierën time në  arsim, si arsimtare në  shkollë n fillore “Ismail Qemajli” në  Çair. Mirëpo, prej fëmijërisë më  kanë  tërheq lëmit që  kanë të  bëjnë me art. Si fëmijë  këndoja ne korrin e qytetit, “Razvigor”. Ndërsa ne Domin e Pionierëve “Karposh”, mbaja orë  në  instrumentin e harmonikë s. Deri sa isha arsimtare, organizoja shumë  aktivitete muzikore, ekspozita dhe aktivitete letrare në  të  cilat ishin te kyçur nxënësit. Njëkohësisht isha anëtare e shoqërisë kulturore “Lyra” e cila e kultivonte këngën e vjetër qytetare dhe aso kohe mbanim me fuqitë tona dhe sponsor te ndryshëm, koncerte neper Maqedoni dhe jashtë saj.

PORTALB: Çfarë ju pëlqen më shumë nga puna që bëni?

Sermine Purrini: Kur mu dha oferta për të qenë Drejtor, nuk kisha dilema se a duhet ta pranoja këtë post. Për mua ishte një sfide që të shfaqem si një menaxhere e mirë dhe të kontribuoj për ndërtimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni kulturor me rang te lartë. Gjithmonë kam dashur sfida dhe gjera të reja në të cilat do të mund ti paraqes potencialet e mija. Pikërisht për këtë arsye, vendosa qe pas 27 viteve ta lë arsimin dhe ta sfidoj veten ne një lëmi te re. Ne këtë post, unë dhe bashkëpunëtoret e mi ua mundësojmë krijuesve te kulturës qe ta promovojnë punën e bërë, qoftë ajo ekspozite, koncerte klasike dhe argëtuese, dramë apo letërsi.

PORTALB:Cilat janë  aktivitetet të  cilat QIK-u  ka në  plan të  realizoj në  afat më  të  shkurtër?

Sermine Purrini: QIK-u ka plan programin e tij vjetor, të cilin e filloi me aktivitete të shumëllojshme si për shembull koncertin e violinistit te njohur shkupjan Blerim Grubi, do të mbahet  promovimi i librit “Shkojmë ne në Evropë apo në Europë”  nga Mustafa Rustemi, koncertin nga violinisti Xhafer Xhaferi  shqiptar i cili studion ne Gjermani  së bashku me  pianistin nga Japonia, neë vazhdimësi vjen koncerti në parkun e Çairit me artiste të njohur të estradës tonë shqiptare, koncert nga violinisti Shkëlzen Doli i cili vepron dhe punon në filarmoninë e Vjenës, botimi i librit te autores Rezearta Reka, dhe shume surpriza te tjera. 

PORTALB:Sa janë të interesuar shqiptarët për eventet kulturore në vend?

Sermine Purrini: Vitet e kaluara kishim mungese dhe etje për të parë një aktivitet kulturor në qytetin tonë. Përkundrazi, sot Shkupi është i përmbushur me evenimente kulturore të të gjitha sferave dhe çdo ditë e më shumë interesimi i  qytetareve  po rritet, sepse në qytetin tonë tani jemi 8 institucione që merren  me evente të mirëfillta kulturore. Ato institucione janë: Komuna e Çairit, Qendra Informative Kulturore, Ministria e Kulturës, Shtëpia e Kulturës Koço Racin, Galeria Nacionale e Maqedonisë, Teatri Shqiptar, Teatri i Femije ne Carshine e Vjeter dhe Libraria e Çarshisë, të cilat drejtohen nga udhëheqës shqiptarë. Disa prej evenimenteve te cilat ishin fryt i këtyre bashkëpunimeve, në të cilat sallat ishin te stërmbushura me publike, ishin: Opera “Skënderbeu”, Gala Koncerti me Orkestrën “Big Ben” të Kosovës, ekspozita dhe promovimi i librit të Omer Kaleshit, ansambli kulturor i këngëve dhe valleve popullore të Tiranës, manifestimi Tingujt e Çarshisë, koncerti i Inva Mulës, koncerti i Sihana Badivukut, manifestimi “Te gjithë së bashku” e cila realizohet ne parkun e Çairit …

PORTALB:Sa është  vështirë  të  jesh nënë, të  jesh bashkëshorte dhe njëkohësisht drejtoreshë  e një  institucioni kulturor që  është  shumë  aktiv kohën e fundit?

Sermine Purrini: Nuk është e lehtë sepse ne femrat i punojmë dy punë: detyrat që na presin në vendin ku punojmë dhe tjetra vazhdon në obligimet e shtëpisë dhe familjes. Por  me punën qe e do, mund te jesh e suksesshme në të gjitha aspektet. Posaçërisht atëherë kur bashkëshorti dhe fëmijët janë përkrahësit me të mëdhenj, puna e madhe dhe lodhja janë gjera që anashkalohen lehtë, dhe gjithçka që mbetet në fund të ditës është kënaqësi  dhe qetësi shpirtërore. 

PORTALB:Jeni ndër gratë e  suksesshme të  vendit, a mund të  thuhet me gojë  plotë  se respektohet gjinia e butë  në  vend, i jepet asaj vendi i merituar?

Sermine Purrini: Po, mund te them se gjinia femërore në vend respektohet dhe qe asaj i jepet vend i merituar, por nuk do te thotë qe te mbetemi me kaq. Nga Komuna e Çairit janë mbi 40 gra që udhëheqin poste te ndryshme me sukses, si për shembull Zëvendës Kryeministre, deputete, drejtoresha, zëvendës drejtoresha, këshilltare shtetërore, sekretare gjeneralë, udhëheqëse të sektorëve, kryeredaktore, redaktore… Por, mbetem me shprese qe ky numër akoma do te rritet. 

PORTALB:Çfarë  lexoni më  shumë  z. Purrini?

Sermine Purrini: Leximi për mua është mënyra më e mirë për t’u relaksuar dhe për t’u izoluar nga jeta e përditshme dinamike. Kam lexuar libra filozofike dhe novela, megjithatë kohëve te fundit kam lexuar dhe autobiografi te grave te suksesshme shqiptarë, si për shembull libri “Kohe e Pamjaftueshme” nga Helena  Kadare. Mirëpo, e rëndësishme është te lexohen edhe gazet ditore dhe magazinat për arsye qe të jemi më të informuar për ndodhitë dhe evenimentet e vendit ku jetojmë. 

PORTALB: Cili është burimi i motivimit në punën tuaj?

Sermine Purrini: Motivimi im kryesor është dëshira për t’ju dhënë mundësi gjeneratave të reja të kenë një rritje në edukimin e tyre intelektual nëpërmjet kulturës, sepse kultura është arma më e fuqishme që e identifikon dhe e rafinon një popull. 

PORTALB:Cili është momenti më i bukur që keni përjetuar deri më tani?

Sermine Purrini: Momenti me i bukur sa i përkët punës, qe do të me ngele  në kujtesë përgjithmonë, është moment kur kryetari i Komunës Çair Z.Izet Mexhiti  e dha përkrahjen e forte që të bëhet realizimi madhështor i operës “Skënderbeu”, sepse ishte një mega projekt me 250 artist profesionist dhe qe për herë të parë ndodhi një gjë e tille, opera e parë shqip qe u mbajt në Maqedoni. 

PORTALB:Cila është thënia që u inspiron më së shumti? 

Sermine Purrini: “E kam një dëshirë të vogël, një dëshirë që e ruaj në thellësi të qenësisë sime, e ajo dëshire e thellë është: kurrë, kurrë-kurrë të mos e themi asnjë fjalë të keqe për asnjë shqiptar.” –Daut Demaku

PORTALB:Po tu ofrohej mundësia për një plotësim dëshire, çfarë do të ishte?

Sermine Purrini: Dëshira ime do te ishte, qe ne te ardhmen e afërt gjeneratat e reja te formojnë sa më shpejtë Filarmoninë Shqiptare të Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button