Plagjiaturat në UT, vijon hetimi, Inspektorati thotë se ka shumë punë

Vijon inspektimi i cili ka filluar pesë ditë më herët në Universitetin e Tetovës për plagjiatura të mundshme të disa profesorëve të akuzuar nga NIRCAU. Nga Inspektorati i Arsimit për Portalb sot theksuan se bëhet fjalë për një procedurë më të gjatë sepse ka shumë dokumente që duhet verifikuar, shkruan Portalb.mk.

Afrim Saliu nga Inspektorati i Arsimit potencoi se ky inspektim nuk ka gjasa të kryhet këto 10 ditë, ai shtoi se një pjesë e madhe e dokumenteve po përkthehen nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe kjo merr kohë.

Afrim Saliu, inspektorati i Arsimit.
Afrim Saliu, inspektorati i Arsimit.

“Inspektimi nga ana jonë po vazhdon dhe sapo ka filluar, është paraparë të zgjasë sepse ka shumë punë. Ka shumë dokumente të cilat duhet të verifikohen dhe sqaruar. Para 10 ditëve nuk besoj se do të kryhet, ka dokumente që duhet të përkthehen dhe përpunohen. Të gjithë profesorët e akuzuar do të kontrollohen, pastaj të tjerët, ngelet të shohim” tha Afrim Saliu, Inspektorati i Arsimit.

Ndërkaq me datë 17 mars deri te Inspektorati i Arsimit kishte arritur një ankesë për plagjiatura të mundshme të 7 profesorëve të Universitetit të Tetovës, saktësisht të Fakultetit të Mjekësisë dhe dy profesorë për shkelje të Ligjit për Arsim të Lartë.

Më datë 22 mars këta inspektorë arritën në Universitetin e Tetovës, nga atëherë, kanë kaluar pesë ditë dhe inspektimi ende vazhdon, nuk ka informacione se çfarë është zbuluar nga ana e inspektoratit deri tani.

Ndërkaq ish Rektori i Universitetit të Tetovës dhe profesor aktual, Nexhbedin Beadini, në programin “200” në Alsat M, foli në lidhje me skandalin e plagjiaturave të punimeve shkencore nga ana e disa profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, në mesin e të cilëve u gjet edhe emri i tij. Ai nuk i pranoi akuzat për plagjiaturë dhe këtë e quan nënçmim për universitetin.

“Absolutisht jo. Nëse do t’i futemi kësaj pune, do ti futemi në përgjithësi për të parë se cila është e vërteta. Por që nuk kemi asnjëri të drejtë që ta nënçmojmë aq shumë Universitetin e Tetovës. Sido që të jetë unë jam apostrofuar, që nuk do të thotë se  është e vërtet kjo, sepse një revistë që nuk ka adresë dhe emër ë ka apostrofuar”, u përgjigj Beadini në pyetjen e gazetarit nëse i pranon akuzat e revistës “Veritas”.

Portalb.mk sërish ka tentuar të kontaktojë dhe pret përgjigje nga gjithë të akuzuarit për plagjiaturë dhe për arritje në vendin e punës duke mos respektuar Ligjin për Arsim të Lartë, të njëjtit nuk përgjigjen në pyetjet tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button