(Video) Real vs Manchester përfundon me barazim

Supersfida e sotme e Champions mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 duke i kaluar në avantazh Djajtë për ndeshjen e kthimit në Old Trafford.

Reali filloi fuqishëm ndërsa u treguan të rrezikshëm për portën e Unitedit me anë të Angel Di Marias dhe Cristiano Ronaldos.

Mundësia më e mirë ishte ajo e Fabio Coentraos, i cili goditi shtyllën pingule të portierit David De Gea.

Por kjo eufori e Realit u shua me golin e minutës së 20-të të Danny Welbeck, i cili shënoi me kokë pas një goditje nga këndi të Robin Van Persiet.

Por Reali nuk kishte ndërmend të dorëzohet dhe pas një harkimi të mirë në zonë, Cristiano Ronaldo (30′) shënoi për të barazuar në 1-1.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë atraktive por asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë.

Pas këtij rezultati, United ka avantazhin në Old Trafford jo vetëm për shkak se është para tifozëve të vet por edhe për shkak të golit të shënuar si mysafir.

Lajme të ngjashme

Back to top button