Zaev dhe Shekerinska me admiralin Burk: Përvjetori nga anëtarësimi në NATO me buxhet të rritur për armatën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me komandantin e Komandës aleate të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Robert Burk, i cili me delegacionin e NATO-s po viziton vendin tonë me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, njofton Portalb.mk.

Në takim, ku morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski, shef i seksionit J-5 në Shtabin Gjeneral të Armatës së Maqedonisë së Veriut, Zaev i uroi mirëseardhje admiralit Burk dhe pjesëtarëve të delegacionit të NATO-s dhe u falënderua për nderin që Aleanca me praninë e përfaqësuesve të lartë do të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të parë nga anëtarësimi i vendit në Aleancë.

“Anëtarësimi në NATO është realizimi i përcaktimit të qytetarëve dhe elitave politike në vend të afirmuara ndër vite që nga shpallja e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, gjatë periudhës që paraprinte, ne kemi punuar në përmbushjen e kritereve politike në drejtim të avancimit të demokracisë, lirive dhe sundimit të ligjit, si dhe transformimin e ushtrisë sonë në përputhje me standardet e Aleancës”, tha Zaev.

Ai në takim informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon të investojë në Armatën e Maqedonisë së Veriut me mbështetje buxhetore që po rritet edhe gjatë pandemisë kur prioritet është mbështetja për riparimin e pasojave socio-ekonomike për të cilat kanë qenë të ndara 1.3 miliardë euro.

Zaev dhe Shekerinska me admiralin Burk, foto nga Qeveria e RMV-së

Kryeministri Zaev shtoi se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut e vërtetoi statusin e saj si një faktor i stabilitetit në rajon dhe se siguria, që del nga Aleanca me të gjitha vendet anëtare të Aleancës, është një faktor për përparimin ekonomik të vendit, për të cilin kompanitë e huaja kanë një kontribut të rëndësishëm të cilët edhe gjatë pandemisë kanë mbajtur interesin e tyre për të investuar në ekonominë e vendit.

Komandanti i Komandës Aleate në Napoli, Admirali Robert Burk, nga ana e tij, theksoi se ishte i nderuar të drejtojë një delegacion të Aleancës me rastin e përvjetorit të parë të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe theksoi kontributin që vendi e ka dhënë në periudhën para aderimit në anëtarësimin në Aleancë dhe se një kontribut të rëndësishëm në arritjen e suksesshme të këtij procesi kishte udhëheqja e vendit në 4 vitet e fundit kur u morën vendimet më të rëndësishme për realizimin e këtij qëllimit.

Ndryshe, në qytetin e Shkupit do të ketë tri ditë regjim të posaçëm komunikacioni për shkak vizitës së zyrtare të komandantit të Forcave të përbashkëta të NATO-s për Evropë, admirali Robert Burk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button