Zaev: Regjistruesit do të jenë pjesë e grupeve prioritare për vaksinim

Gjatë vizitës së sotme në Dellçevë, Kryeministri Zoran Zaev theksoi se regjistruesit do të jenë në grupet prioritare që do të vaksinohen dhe se në ditët në vijim duhet të arrijnë vaksina të tjera, përveç atyre nga “AstraZeneka” të cilat janë paralajmëruar se do të vijnë te dielën, transmeton Portalb.mk.

“Përveç punonjësve shëndetësorë, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, duhet të vaksinohen edhe regjistruesit, kurse natyrisht në grupet prioritare përfshihen zyrtarët e policisë dhe ushtria. Do ta ndjekim atë proces”, deklaroi Zaev.

Ai kujtoi se dje, përmes sistemit Kovax, u konfirmua se 24.000 vaksina të “AstraZeneka” do të mbërrijnë të dielën, nga të cilat merret vetëm një dozë, që do të thotë se do të vaksinohen po kaq numër i qytetarëve.

“Le t’i respektojmë masat dhe të jemi të kujdesshëm, edhe pse do të fillojë vaksinimi masiv, të mbajmë maska, të mbajmë distancë. Pres pranim masiv të vaksinave. Ka avantazh në të qenit vend me vonesë. Vendet e BE-së filluan para nesh dhe mundëm t’i shohim përparësitë dhe dobësitë. Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt do ta mposhtim këtë pandemi të tmerrshme”, tha Zaev.

Përndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button