Përqëndrim politik për të ardhmen e vendit

Dergjja e shtetit të Kosovës nga politika dhe kultura improvizuese është mpakur keq, saqë gjendjen e mjerueshme të qytetarëve e ka futur nëpër përmbytje dhe degradim të padëshirueshëm social – ekonomik. Pasojat e këtyre vërshimeve rrënuese dhe të lodhshme politike janë të mëdha. Janë të mëdha ngase sot ai “Atdhe i ëndërruar etnik” ka shkuar deri më tani edhe nëpër përkeqësime e ndasi politike të mëtutjeshme për qytetarët. Kanë munguar parimet dhe vendimet konkrete politike, për ta forcuar shtetin e së drejtës së mirfilltë. Aq Shumë energji është harxhuar duke u grindur njëri me tjetrin, sa që shumë pak vëmendje i është kushtuar qytetarit dhe shtetit. Shpifje, përgojime, intriga, rrëshqitje dhe manipulime të ndryshme, midis politikanësh, janë bërë gjella të pa shije që ia shtrojnë qytetarit për çdo ditë në tryezat e tyre.

Tërë kjo mjegullnajë interesash politikanësh të papërgjeshëm, janë duke e degraduar individin dhe shoqërinë bashkëkohore me kriterin e saj të dobët politik, qeverisës. Kështu na duket neve që jemi vëzhgues real dhe të pavarur nga ndonjë interes apo privilegj i caktuar. Ndaj jemi të detyruar të themi hapur se fryma politike e deri më tanishme, e cila nuk ngjall prespektivë dhe standard më të mirë, duket e qartë edhe në dioptrinë e mendjes së kthjellët të qytetarit të vetëdijsuar. Si duket nga sondazhet e shumta qytetari tani është i vendosur për ndryshime serioze, por këtë frymë avandgarde mundohen ta pengojnë grupe të caktuar që kanë manipuluar gjatë këtyre viteve demokratike të brishta.

Shteti normal nuk mund ta durojë udhëheqësinë e vet me njerëz që gjenden formalisht nëpër vende pune ekzekutive. Individ që lakmojnë dhe zënë pozicione sa për sy e faqe. Apo edhe të atyre individëve të ri të kyçur në politik, që janë duke lakmuar kursin manipulativ të paraardhësve të vet zhvatës. Me këtë mentalitet të rrejshëm dhe përfitues pa merita nuk bëhen reforma në ndërtimin e shtetit. Shtet të mirëqenies nuk bëhet as duke gënjyer para botës se nuk ka korrupcion e manipulime të shumta në vend. Shtetet e përparuara t’ i lexojnë letrat në xhep, ta shohin standardin e përgjithshëm që ke. Prandaj si kërkon nga ata të të ndihmojnë kur t’i nuk je i sinqertë dhe i drejtë në deklaratat që jep nëpër intervista e opinione të ndryshme? Kush ka jetuar, punuar dhe studiuar në perendim dhe nëpër shtetet e forta demokratike, shumë mirë e di si funksionojnë këto gjëra parimore. Vetëm atyre me mentalitet fisnor kjo kulturë perendimore u duket e mbrapshtë dhe e pa prespektivë. Ndaj krijojnë imazhe dhe performaca të rrejshme, gjoja se çdo gjë në shtet është mirë dhe funksionale, se po na qenka turp të tregohet e vërteta e hidhur se madje një grup i caktuar individësh e kanë keqpërdrur pozicionin e tyre politik deri më tani. Prandaj themi se zhvatja, korrupcioni, klientelizmi dhe keqpërdorime tjera të shumta që shihen në skenë, nuk duhet të jenë më orekse kulture kyçe që stimulonjë partitë ekzistue të kohës së sotme.

Një ëndërr e tillë e keqpërdorimeve të shëmtuara në kohën e digjitalizuar ka përfunduar. Vetëm ata që janë ngritur jerm në politikë mund ta vazhdojnë këtë agoni përfituese të përkohshme, kurse njerëzit e vetëdijësuar këtë gjendje përmbytëse e kanë të qartë dhe nuk lejojnë që ajo të vazhdojë në atë formë e mënyrë të keqe qeverisëse. Mbase turbullirat e këtilla politike të keqpërdorimeve kanë zgjatur më se njëzet vite. Vendimmarrjet dhe qëndrimet efikase të nevojshme shtetërore, qeverisëse, nuk ka funksionuar si duhet në sistemin demokratik të kaluar. Partitë fituese e kanë keqpërdorur pushtetin e fituar me dorën e popullit. Qytetarëve, me këtë gjendje apo atmosferë të mugët e të stërgjatur politike, ia kanë lënduar pakuptueshëm muskujt kreativ të përfytyrimit të drejtë krijues dhe përparues. Padyshim janë lënduar dhe keqtrajtuar vlerat e mirëfillta të rinisë së saj.

Është penguar përfytyrimi pozitiv i individëve të sukseshëm, që do të duhej të shfaqnin prurjen e një klime të re në qiellin politik të kësaj ane, ashtu siç e kanë ëndërruar edhe shumë gjenerata dhe popullata e sotme e vetëdijsuar, për ta ndërtuar demokracinë e vërtetë të kësaj ane. Por, tani, siç janë duke shkuar mospajtimet partiake dhe grupet e caktuara të intersit, që para së gjithash, vënë në sfond politik agresiv vetëm interesa personale, padyshim se në brendi të qeverisjes së mundshme të kundërshtive, hapen poligone konfrontuese dhe keqpërdorime të lodhshme subjekteve. Themi kështu sepse në secilin subjekt politik ka mospajtime dhe frakcione kritike për mënyrën se si duhet të funksionojnë gjërat e vlefshme dhe vendimmarrjet shtetërore, të mëtutjeshme. Dhe vetëm kur ka fërkime kreative të sinqerta, ka edhe prosperitet të vlerave ekzistuese të një shoqërie. Këto forma të përplasjeve dhe diverziteteve i dëshiron demokracia e shëndosh, kurse në këtë pikëpamje të kërkesave alternative, qëllimet e drejta dhe pozitive duhet të marrin kahe veprimi e avancimi.

Vetëm me koordinim e vendim koncenzual të përbashkët mund të arrihen qëllimet sublime të subjekteve politike, në të mirë të qytetarëve dhe shtetit. Kështu, duke avancuar drejtësi për të gjithë, shkëputemi nga keqpërdorimet dhe keqtrajtimet e shumta. Në këtë formë zbatimi ligjësor, e me sistem shpresëdhënës, do të krijoheshin standarde më të mira në funksionimin e shtetit.

Me fitoren e partisë/lëvizjes “Vetëvendosje” të Albin Kurtit dhe grupit “Guxo” të Vjosa Osmanit, si dhe “Alternativa” e Mimoza Kusari-Lila në skenën politike erdhi bazhdyzimi i frymës politike të fuqishme, që mori besimin më të madh të elektoratit. Kjo alternativë politike flet për një kthesë të madhe në shoqërinë tonë. Formimi i qeverisë në krye me Albin Kurtin flet për një komoditetet politik, që para sfidave të ardhëshme të vihet në spikamë kriteri dhe cilësia e veprimit pragmatik. Albini dëshiron parime, me të cilat duhet të realizohet sukseshëm programi qeverisës, brenda mandatit të tij, si kryeministër i vendit. Përqëndrimi i tij është grumbullimi i shumë mjeteve dhe iforcave prodhuese në një vend për të arritur sukses më të lartë. Ai vëmendjen e ka kthyer kah forca e profesionistëve të mirfilltë, që janë me pikëpamje përparimtare, qoftë ato indivëdë të jenë majtist apo djathtist, po kryesisht ata të jenë në një pikë drejtuese të përbashët, për zbatuar teknikë dhe dije të përparuar.

Tanimë fryma e re ekziston nëpër të gjitha partitë e klasës së tanishme politike, por diku është më e theksuar e diku mbetet e ndrydhur ende brenda interesave të ngushta karrieriste dhe klienteliste, zvarranike. Aty ku nuk flitet hapur për mangësitë e subjektit të vet partiak, pengohet alternativa shoqërore dhe zhvillimi demokratik i nevojshëm për kohën. Kurse aty kur cënohet demokracia e mirëfilltë lëndohet rëndë elektorati dhe qytetarët humbin besimin e duhur për ta. Padyshim koha kërkon ndryshime serioze, ndaj sot është e pa mundur të shkohet përpara me botëkuptim zhvillimor të skaduar dhe me nivel kulturor të përmbytur nga kiçi apo shundi i përkrahur gjatë këtyre viteve të pas-çlirimit. Të gjithë jemi dëshmitarë real, për t’i analizuar keqtrajtimet dhe manipulimet që janë bërë deri më sot, duke u nisur nga sistemi arsimor e deri te zhvillimi i keq i tregut të lirë dhe i atyre investimeve të nevojshme për shtetin. Është përdorur keq buxheti shtetëror, tenderet janë dhënë në forma të ndryshme manipuluese. Kemi ngarkesa të panevojshme profesionale, të cilat përkeqësojnë zhvillimin normal të vendit. Të gjitha këto argumente kanë sjellë mosbesimin e madh te disa parti apo te pushtetarët e deri më tanishëm.

Sot, politika kosovare gjendet para provokimit shumë dimenzional, sepse përballë vetes ka globalizimin e shoqërisë perëndimore dhe krizat financiare ekzistuese, sidomos tani nga ardhja e pandemisë që i ka lodhur shumë shoqëritë në tranzicion. Pastaj kësaj shoqërie i shtohet edhe ngarkesa e dizintegrimit qytetar, e cila është e rënduar edhe me probleme të shumta të pa definuara. Kësaj shoqërie në mënyrë të përshpejtuar i duhet distancimi serioz nga kompetencat e zhvillimit të vetëdijes politike të vjetëruar. Padyshim se duhet thellësisht të bëhet riformatimi i partive të vjetra dhe angazhimi i partive të reja në politikë, sepse me vetëdije politike zhvatëse dhe përfituese nuk shkohet mo tej. Qeverisjes së këtillë i ka ardhë fundi, ata të rinjë që hyjnë në politikë me atë motivim të skaduar të përfitimit, shumë keq kanë për të përfunduar.

Vendi dhe koha tani i kërkon më të mirët dhe më të sakrifikuarit, për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të tij normal. Kur dihet se standardi i qytetarëve të rëndomtë është në gjendje të mjerrueshme, që padyshim kërkon në mënyrë akute vendimmarrje të shëndoshë në politikë. Këto rrethana të dukshme janë probleme kyçe që e kanë lodhur deri më tani zhvillimin normal të vendit. Ngjarjet dhe fërkimet politike na mësojnë për rritjen e pakënaqësive të qytetarëve dhe vetëdijesimin e tyre për vlerat e mirëfillta të demokracisë sociale. Kjo situatë flet shumë mirë për bindjet heterogjene të njerëzve në rrethanat e sotme politike.

Shkruan Remzi Salihu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button