RMV, në spitalet e vendit po kurohen 916 pacientë, ka 250 shtretër të lirë

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovid në spitalet e të gjithë vendit është raportuar se po kurohen gjithsej 916 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për koronavirus, transmeton Portalb.mk. Pas raporteve të spitaleve në baza ditore, të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, numri i të hospitalizuarve sipas qyteteve është si vijon:

  • Manastirë- 80 pacientë
  • Shtip- 96 pacientë
  • Tetovë – 40 pacientë
  • Veles- 68 pacientë
  • Kumanovë- 137 pacientë
  • Ohër- 95 pacientë
  • Prilep- 119 pacientë
  • Gostivar- 43 pacientë
  • Strugë- 14 pacientë
  • Strumicë- 65 pacientë
  • Koçan- 28 pacientë
  • Kërçovë- 28 pacientë
  • Kavadar- 78 pacientë
  • Gjevgjeli- 25 pacientë

Numrat, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ndryshohen nga ora në orë, për shkak të pranimi dhe lëshimit të pacientëve të shëruar.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të pozitiv dhe të dyshuar për korona virus, të cilët po kurohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e të gjithë vendit është 1.537 dhe ka rreth 250 shtretër të lirë në kovid qendrat.

Gjatë ditës bëhen lëshime të pacientëve të shëruar me çka lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, siç njoftojnë nga Ministria, të gjitha repartet e spitalet klinike, disponojnë me vende spitalore të cilat kanë furnizim me oksigjen. Ministria mbikëqyrë gjendjen e kapaciteteve dhe nëse ka nevojë, repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button