Zaev i ofroi deputetes Siljanovska pozitë në Qeveri, ajo tha se është “propozim i pahijshëm”

Kryeministri Zoran Zaev i ka ofruar vend në Qeveria deputetes së VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, pasi paraprakisht ajo e kritikoi se nuk ka balancë gjinor mes ministrave, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e pyetjeve të deputetëve, Davkova i adresoi dje vërejtje Zaevi se në Qeveri ka vetëm katër gra dhe vetëm dy zëvendësministre. Ajo kërkoi nga ai të bëjë rikonstruim të Qeverisë dhe e porositi të zëvendësoj shumicën e burrave me gra.

“Me që jeni të dhënë pas “fshesave”, ju propozoj si kryeministër t’i ndërroni ministrat burra me gra”, tha ajo.

Zaev u përgjigj se ai është për përfaqësim më të madh të grave në skenën publike dhe politike dhe shembuj se reforma të tilla ka bërë edhe në parti. Pasi Siljanovska i replikoi se vërejtja e tij nuk ka të bëjë me udhëheqësinë partiake, por në radhët e ministrave si vendet drejtuese dhe të udhëheqësisë, Zaev e ftoi që të kyçet në Qeveri.

“Ejani, urdhëroni në Qeveri”, tha Zaev.

Siljanovska iu përgjigj se ky është një “propozim i pahijshëm”.

“Ky është një propozim i pahijshëm siç do të thoshte Robert Redfort”, tha ajo, duke aluduar në filmin e njohur “Propozim i pahijshëm (Indecent Proposal)”, ku rolet kryesore i luajnë Robert Redfort dhe Demi Moore.

Zaev në fillim të muajit mars, i bëri thirrje opozitës për pjesëmarrje në Qeveri, duke theksuar ne nuk mund të bisedohet për atë temë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Ofrojmë bashkëpunim në çdo aspekt të mundshëm. Gjithçka që duhet të bëjmë le të bëjmë, por definistivsht duhet të keni njeri nga ana tjetër që të bisedohet. Por të ketë njeri me të cilin mund të bisedohet, me Mickoskin nuk bisedohet. Apo, nëse tek ata ka njeri racional, ndërsa te ne nuk ka, le ta largojnë Zaevin, vetëm dy partitë të mund të bisedojnë. Duhet ta afrojmë popullin tonë, sepse ajo na nevojitet, e dinë edhe ata por e di dhe unë – populli është shumë i përçarë”, tha Zaev në lidhje me këtë propozim. Por, kjo nuk u pranua nga VMRO DPMNE.

Ndërkohë, paraprakisht, më tre mars Zaev kërkoi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut votëbesimin e Qeverisë. Kuvendi votoi për votëbesimin e Qeverisë, ku 62 deputetët e konfirmuan mbështetjen për vazhdimin e funksionimit të Qeverisë, derisa deputetët tjerë nuk ishin prezent, ashtu që kundër dhe të përmbajtur nuk pati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button