Nesër zhvillohet aksioni “Ora e planetit Tokë”, disa lokacione në Shkup dhe Ohër në errësirë ​​për një orë

Më 27 mars, për të dymbëdhjetin vit me radhë, Maqedonia kyçet në kremtimin e aksionit më të madh ekologjik në botë “Ora e planetit tokë”. Në orën 20:30 me kohën lokale, mbi 180 vende dhe 7,000 qytete në të gjithë botën do të zhyten në errësirë ​​për një orë, transmeton Portalb.mk.

Aksioni do të udhëtojë nëpër zonat kohore dhe miliona njerëz në të gjithë botën do të bashkohen praktikisht duke dërguar mesazh solidariteti me problemet me të cilat përballet planeti Tokë. Këtë vit, errësira njëorëshe në botë do të paralajmërojë se ruajtja e natyrës dhe e biodiversitetit, zbutja e ndryshimit të klimës dhe jetesa e qëndrueshme janë thelbësore për të ardhmen e planetit, me dëshmi që lidhin shkatërrimin e natyrës dhe pandemitë botërore si covid-19.

Nga Shoqata për mbrojtjen e mjedisit jetësor” njoftuan se, në momentin e fikjes njëorëshe të dritave, në errësirë do të futen disa lokacione në qytetet e Shkupit dhe Ohrit, mes të cilëve edhe vila presidenciale Vodno, Qeveria e RMV-së, Sheshi Maqedonia, të gjitha objektet dhe urat përgjatë lumit Vardar, Kalaja e Shkupit, Porta Maqedonia, parqet në komunat e Shkupit Aerodrom dhe Karposh, ndërsa në Ohër ndër më tërheqëset janë Kështjellat Samoil, keji Maqedonia dhe kishat Shën Sofia, Plaoshnik dhe Kaneo.

Konferenca e parë digjitale për klimën në Maqedoni është nën moton “A lufton mbrapsht natyra?”. Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt të shtunën në orën19:30 në Facebookun e “Orës së planetit Tokë” dhe do të jepen premierë aksionet klimatike të qytetarëve të Maqedonisë përmes prezantimit “Drejt një të ardhmeje të gjelbër me aksione ambicioze klimatik” të Pavlina Zdraveva, Koordinatore e ndryshimeve klimatike në Zyrën e UNDP në Maqedoninë e Veriut.

Në tre debate me përfaqësuesit e autoriteteve lokale, nga Parlamenti, sektori i biznesit dhe OJQ-të, do të diskutohen tema në lidhje me shkatërrimin e përshpejtuar të natyrës dhe mënyrat për të ndryshuar jetën tonë për të siguruar të ardhmen e planetit Tokë. Do të paraqitet edhe një video e fuqishme virale përmes së cilës “Ora në pplanetin Tokë” dhe Fondi Botëror për Natyrën (WWF) do të përpiqen të dërgojnë mesazh shprese, që të përpiqemi të veprojmë kundër shkatërrimit të natyrës.

Pjesmarrjen e saj në aksion e paralajmëroi edhe Kryqi i Kuq i RMV-së, Lidhja e skautëve, hotelet Marriott dhe Hilton, qendra tregtare Capitol Mall, sallonet dhe ndërtesa administrative e A1 Maqedoni, fabrika e çimentos Usje dhe shumë të tjera. Thirrja për aksion vlen edhe për qytetarët, të cilët thirren masivisht të fikin ndriçimin e panevojshëm edhe në shtëpitë e tyre.

“Ora e planetit Tokë” filloi si ngjarje simbolike në Sidnei në vitin 2007.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button