Shkup, policia ka sanksionuar 199 vozitës, 32 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë ditës së djeshme (25.03), në territorin e qytetit të Shkupit, janë shqiptuar gjithsej 199 masa, mes të cilave, për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar- 32, për vozitje pa leje -16, nëntë për automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjistruara, transmeton Portalb.mk.

13 sanksione të tjera janë vendosur për përdorim të telefonave celular, shtatë për kalim në sinjali të mbyllur (dritë të kuqe), tre për mosrespektimin e përparësisë, shtatë për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe 68 për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. MPB-ja iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button