Filipçe thotë se me 28 mars do të vijnë 24 mijë vaksina në RMV

Më 28 Mars, në 07:55, dërgesa e parë e 24,000 vaksinave të Astra Zeneca arrin në Shkup përmes sistemit Kovax, këtë e bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, 3.000 vaksinat e para nga Rusia në RMV kanë arritur më 7 mars me fluturimin e rregullt të “Air Serbia” nga Beogradi. Deri në fund të këtij muaji pritet që të arrijnë edhe vaksinat nga prodhuesit tjerë: Kineze “Sinofarm”, “AstraZeneka” dhe “Pfizer”. Me dërgesën nga Sputnik V, do të vaksinohen punëtorët shëndetësor. Vaksinimi i tyre filloi, por nuk ishte e mjaftueshme, vaksinat që na i dhuroi Serbia.

Kjo vaksinë, për dallim prej Pfizer, ruhet në temperatura prej -18 deri në -20 gradë celsius.

Nga “Sputnik V” priten të arrijnë gjithsej 200.000 doza. Nga vaksina kineze janë porositur 400.000 vaksina.

Nga ana tjetër nga kompania “Pfizer-Biontech” ka paraparë që gjatë tërë vitit 2021, Maqedonisë së Veriut t’i dërgojë 800.280 doza vaksina.

830.000 vaksina shtesë Maqedonia e Veriut pritet të marrë edhe prej mekanizmit kovaks.

Deri më tani Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të finalizojë asnjë prej atyre që është thënë se janë siguruar. Nga të gjitha njoftimet për donacion nga fqinjët, vetëm 11.150 doza të vaksinës Pfizer mbërritën nga Serbia. Bullgaria dhe Greqia, si dhe disa vende evropiane, nuk kanë dhënë ende donacionet e tyre të paralajmëruara.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button