Qyteti i Shkupit ka kthyer dhjetëra emra të vjetër të disa rrugëve, shesheve dhe urave

Rrugëve, shesheve e urave të Shkupit do t’i kthehen disa emra të vjetër me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, duke përfshirë ndryshimin e 485 emrave, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë vendim do të kthehen një pjesë e emrave të vjetër të rrugëve, të cilët ishin ndryshuar gjatë vitit 2021, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve që jetojnë në ata lagje”, njoftojnë nga Qyteti I Shkupit, duke theksuar në listë emrat si “Hekurudha”, “4 korriku”, “29 Nëntori”, “Stiv Naumov”, “Meksikanja”, “Leninova”,  etj.

Qyteti i Shkupit njoftoi që emrat e rinj do të dalin nga Regjistrim me 570 emra të miratuara nga Këshilli, ndërkohe theksohet që bulevardi që do të ndërtohet nga Qarkorja e Shkupit deri në rrugën “Sllovenia”, që kalon nëpër Vizbeg, do të emërohet Hasan Prishtina.

Ura për këmbësorë afër objektit të Qeverisë, do të marrë emrin e nënkryetarit të Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button