Bill Gates thotë se bota i kthehet normalitetit në 2022

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka vlerësuar se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022, raporton PCW. Këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi kundër COVID-19, ka thënë ai. Duke folur për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një tragjedi e pabesueshme”.

“Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, tha Gates, që sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i Microsoft Corp. më 2014, tha se ai në vitin 2015 e paralajmëroi botën ndaj mundësisë së një pandemie.

“Njerëz si unë paralajmëruan dhe thanë: ekziston një rrezik, dhe që ai të shmanget dhe të bëhen përgatitje duhet paguar një çmim të vogël. Por fatkeqësisht, këto investime nuk u bënë me kohë”, tha Gates.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button