Në Maqedoninë e Veriut 96 përqind e qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike

Prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri vazhdon të ngelë sasia më e madhe e energjisë së fituar në Maqedoninë e Veriut, përkundër se në janarin e vitit 2020 janë prodhuar 310 041 MWh nga termocentralet, ndërsa në janarin e këtij viti 164 337MWh, transmeton Portalb.mk.

Në dhjetor të vitit 2020 ishin prodhuar 225 779 MWh energji elektrike nga termocentralet, derisa 68 265 MWh nga hidrocentralet, ndërsa në janar janë prodhuar 175 184 MWh energji elektrike nga termocentralet, derisa vitin e kaluar ishin prodhuar vetëm 116 232 MWh energji elektrike.

Energjia elektrike në janar të vitit 2021, më së shumti është prodhuar në termocentrale (37.9%), hidrocentrale (30.8%), centralet  e kombinuar dhe impiantet industrial (28.3%), centralet e erës (1.9%) dhe bimët e biogazit (0.9%), panelet solare (0.2%).

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 65.7 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 96.2 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që gjatë muajit janar të vitit 2021, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 872 848 МWh energji elektrike, 47.500 mil. nm3 gaz natyror, 343 627 tonë qymyr dhe 89 176 tonë produkte të naftës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button