Emrat e profesorëve të akuzuar për plagjiaturë janë vendosur para UT-së, ASh-AAA: Janë hajna akademik

Pllakate me emrat dhe mbiemrat e profesorëve të Universitetit të Tetovës të akuzuar për plagjiaturë dhe shkelje të Ligjit për Arsim të Lartë, kanë vendosur sot para objektit të këtij universiteti dhe në Spitalin Klinik të Tetovës, aktivistët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës, shkruan Portalb.mk.

Nga ky koalicion opozitar shprehen se nuk duhet të lejohet që disa njerëz të shkelin mbi profesionalizmin dhe etikën akademike që duhet të mbizotërojë në Universitetin e Tetovës, sipas tyre, bëhet fjalë për disa hajna akademik.

“Sot para Universitetit të Tetovës vendosëm figurat e hajdutëve akademik të cilët në mungesë të konsideratës dhe respektit për sakrificën dhe mundin e dhënë për UT-në, kanë bërë plagjiaturë duke kopjuar punimet shkencore të akademikëve të huaj. Të gjithë së bashku duhet të mos lejojmë që hajnat akademik ta shfrytëzojnë si vegël UT-në për ngritje akademike duke shkelur mbi profesionalizmin dhe etikën akademike që duhet të mbizotërojë në Universitetin e Tetovës. Universiteti i Tetovës është krenaria jonë dhe ne mburremi me të. Andaj, nuk duhet të lejojmë që hajnat akademik ta nëpërkëmbin nderin tonë” kumtuan nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASh) dhe Alternativa.

Këto janë punimet e vjedhura nga profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, dhe origjinalet

Nexhbedin Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e parë të vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Klikoni KËTU për të parë hulumtimin e dytë të vjedhur nga ana e tij ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Klikoni KËTU për të parë hulumtimin e tretë të vjedhur nga ana e tij ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Beadini është nga fshati Kamjan i Tetovës dhe aktualisht i punësuar si profesor i biologjisë së qelizës dhe gjenetikës humane, në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës. Tre punime të tij, sipas NIRCAU, kanë rezultuar të jenë plagjiaturë.

Sheqibe Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e parë të vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Ajo është bashkëshortja e të lartpërmendurit, ajo është aktualisht e punësuar si profesoreshë e Biokimisë dhe Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tetovës, punimi i saj, sipas hulumtimit të NIRCAU, ka rezultuar gati tërësisht plagjiaturë.

Albulena Beadini – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Beadini është e bija e të dy personave të lartpërmendur, e njëjta është aktualisht e punësuar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tetovës, punimi i saj, sipas NIRCAU, ka rezultuar 100% plagjiaturë, gjegjësisht, kjo e fundit ka ndryshuar punimit vetëm emrin e shtetit nga ku e ka vjedhur punimin.

Emira Bexheti – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të saj, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Bexheti është gjithashtu e punësuar në Fakultetin e Mjeksësisë në UT, kjo e fundit ligjëron gjenetike humane dhe biologji të qelizës si asistente. Raporti i “NIRCAU” ka vlerësuar punimin e saj shkencor si të vjedhur, gjegjësisht, plagjiaturë.

Mirlind Bexheti – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Mirlind Bexheti ishte i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës, ai është asistent i lëndës Farmakologji. Sipas NIRCAU, i njëjti ka vjedhur punimin shkencor dhe më pas e ka prezantuar si të tijin. Portalb.mk mëson se ky i fundit aktualisht nuk është duke punuar në UT.

Destan Halidi – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Haliti është i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës si asistent i neurologjisë, sipas NIRCAU, punimi shkencor “i tij” realisht ka rezultuar të jetë plagjiaturë.

Ekrem Ismani – klikoni KËTU për të parë hulumtimin e vjedhur të tij, ndërsa klikoni KËTU për të parë hulumtimin origjinal. Ismani gjithashtu i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë UT-së, ai ligjëron Transfuziologji dhe Patofiziologji, punimi i tij gjithashtu ka rezultuar të jetë plagjiaturë, sipas NIRCAU.

Inspektorët sot kanë arritur në Universitetit e Tetovës, nuk dihet sa do të zgjasë inspektimi

Inspektorati i Arsimit sot ka hyrë në hapësirat e Universitetit të Tetovës për të hulumtuar në lidhje me rastin e studimit të revistës anonime “Veritas” për plagjiaturat dhe shkeljet e mundshme tjera ligjore të disa profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë. Nga ky inspektorat për Portalb.mk theksuan se nuk dihet sa ditë do të zgjasë inspektimi.

Të pyetur se kur do të dihet epilogu i këtij inspektimi të jashtëzakonshëm, nga Inspektorati i Arsimit theksuan se një gjë e tillë ende nuk dihet, pasi që inspektimi mund të zgjasë disa ditë.

“Inspektimi ka filluar sot, nuk dihet se a do të mbarojë për një ditë dhe sa do të zgjasë, pasi të jetë gati raporti atëherë mund të deklarohemi për mediat” theksuan për Portalb.mk nga Inspektorati i Arsimit.

Ndërkaq, ankesa për plagjiatura dhe shkelje tjera të mundshme ligjore në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës deri te Inspektorati i Arsimit ka arritur me datë 17 mars, pikërisht në ditën kur edhe u bë publike studimi i “Veritas”.

Portalb.mk sërish ka tentuar të kontaktojë dhe pret përgjigje nga gjithë të akuzuarit për plagjiaturë dhe për arritje në vendin e punës duke mos respektuar Ligjin për Arsim të Lartë, të njëjtit nuk përgjigjen në pyetjet tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button