RMV, deputetët gjetën zgjidhje për ligjet nga pakoja e pestë antikrizë

Deputetët e shumicës parlamentare dhe opozitës kanë arritur të gjejnë zgjidhje për zhbllokim të ligjeve nga pakoja e pestë e masave antikrizë. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk do të caktojë seancë të re me katër pika, siç kërkonte VMRO DPMNE, por nga rendi i ditës i seancës së 36-të do të hiqen shumica e pikave të tjera, përveç atyre për ligjet për të cilat VMRO DPMNE ofroi se do të sigurojë kuorum, shkruan Portalb.mk.

Me propozim të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski, deputetët pasi miratuan rendin e ditës të seancës së 36-të, u dakorduan që t’i tërheqin të gjitha pikat dhe të diskutojnë vetëm për tre ligjet e pakos së pestë antikrizë.

Ata votuan njëzëri, me 87 vota për asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur,

“Është e dukshme se dialogu ishte i frytshëm, që të jemi konzistent ndaj 12,000 komapnive dhe personave fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur, kërkoj nga deputetët të mbështesin propozimin që e japim disa ditë – për ndihmë urgjente për kompanitë në bazë të pakos së pestë të masave. Kemi në këtë seancë edhe pika tona, por jemi të gatshëm t’i prolongojmë që të kalojnë këto, për masat ekonomike. Për këtë, kërkoj mbështetje për qytetarët që të mos e shohin këtë teatër”, tha Micevski duke sqaruar propozimin e tij.

Xhaferi, para se ta vendosë propozimin në votim, tha se punët dhe gjërat për funksionimin e Kuvendit duhet të zhvillohen brenda dhe shtëpinë ligjvënëse dhe jo jashtë.

“Kam qëndruar konzistentë në faktin se procedurat nënkuptojnë vendim të plenumit dhe vullnetin tim. Gjithçka që varet nga unë personalisht do të zbatohet në favor të interesit të Kuvendit, dhe jo sipas vullnetit tuaj”, tha Xhaferi.

Këto katër pika, kanë të bëjnë me vazhdimin e gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior dhe me implementimin e ndihmës financiare për kompani dhe persona fizikë – masa që dalin nga pakoja e pestë antikrizë për ballafaqim me pandeminë. Për tërheqjen e pikave të rendit të ditës kanë votuar 87 deputetë. Katër vendime do të votohen me procedurë të shkurtuar pasi për to të përfundojë diskutimi në komisionet amë. Në ndërkohë, Kuvendi

Paraprakisht, u paralajmërua takim i kryeparlamentarit Talat Xhaferi me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Marrëveshja u arrit gjatë koordinimit të Xhaferit, pasi ai paraprakisht caktoi pa paralajmërim seancën e 36-të me pikat për pakon e pestë anticovid, edhe pse për sot ishte paraparë të ketë vetëm pyetje deputetësh.

Mosfunksionimi i Kuvendit është për shkak të mungesës së kuorumit për punë dhe votim, duke pasur parasysh se dy deputetë nga shumica e 62 në periudhën e kaluar përfunduan në izolim për shkak të kovid-19. Përveç kësaj, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokoi 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button