Komuna e Tetovës nuk e mban premtimin dhe nuk u përgjigjet gazetarëve, jetët e qytetarëve vazhdojnë të jenë në rrezik

Nga Komuna e Tetovës nuk e mbajtën fjalën e dhënë se në muajin mars do të rregullojnë murin e rrezikshëm mbajtës në Banjën e Qytetit, të vetëdijshëm për nivelin e rrezikshmërisë, dy muaj më herët autoritetet komunale përmes Portalb bënë thirrje për kujdes të shtuar, deri në muajin mars. Sot që flasim, ende nuk kanë filluar punët për rregullimin e të njëjtit, rrezik përbëjnë shembjet anësore në gjithë rrugën ndërsa nga Komuna e Tetovës nuk dëshirojnë të përgjigjen, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse rruga e banjës mund të konsiderohet si rrugë e re, pasi që e njëjta është ndërtuar në vitin 2017 me fonde të Bashkimit Evropian, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth.

Ana e majtë e kësaj rruge është thuajse e pakalueshme, si nga veturat ashtu edhe nga njerëzit të cilët sidomos gjatë këtyre muajve e frekuentojnë shumë Banjën e Qytetit, kjo për shkak të shembjeve anësore të cilat janë të rrezikshme.

Banja e Qytetit, Tetovë, foto: 25.03.2021.
Banja e Qytetit, Tetovë, foto: 25.03.2021.
Banja e Qytetit, Tetovë, foto e dërguar nga qytetarë.
Banja e Qytetit, Tetovë, foto e dërguar nga qytetarët

Përveç kësaj, Portalb.mk shkruan disa vite për një mur në këtë rrugë i cili përbën rrezik potencial për njerëzit të cilët kalojnë në Banjën e Qytetit ndërsa nga Komuna e Tetovës asnjëherë nuk kanë ndërmarrë masa për të parandaluar fatalitetet e mundshme.

Kështu dukej ky mur sot:

Banja e Qytetit, Tetovë, foto: 25.03.2021.
Banja e Qytetit, Tetovë, foto: 25.03.2021.
Banja e Qytetit, Tetovë, foto: 25.03.2021.
Banja e Qytetit, Tetovë, foto: 25.03.2021.

Edhe pse është nënshkruar kontrata për rregullimin e këtij muri si dhe dy muaj më herët nga Komuna e Tetovës premtuan se pas datës 15 mars do të fillojnë punët për këtë, gazetari i Portalb ishte sot në këtë vend dhe atje nuk kishte mjete punuese.

“Problemi me këtë lokacion në Banjën e Qytetit kemi tentuar ta zgjidhim disa herë, duke pasur parasysh konfigurimin e terrenit, ky problem vazhdimisht rikthehet. Ekipet e Sektorit për Veprimtari Komunale ka intervenuar shumë herë deri tani kur ka pasur rrëshqitje anësore. Marrë parasysh se tash është sezoni i dimrit dhe kemi ndryshime kohore, punët për të zgjidhur përfundimisht këtë problem do ti fillojmë pas datës 15 mars, marrë parasysh se veçse është nënshkruar marrëveshje me firmën e cila do të kryejë punimet” thanë nga Komuna e Tetovës me datë 22 janar.

Për atë se pse nuk e kanë mbajt premtimin e dhënë dhe kur do të fillojnë punët për rregullimin e këtij muri, nga Komuna e Tetovës sot nuk deshën të përgjigjen në pyetjet tona.

Tash 4 vite premtohen muret mbajtëse për shembjet anësore në Banjën e Qytetit

Në vitin 2018 nga Komuna e Tetovës, pikërisht për Portalb.mk premtuan se do të zgjidhin problemin me shembjet anësore në Banjën e Qytetit, edhe atë për atë vit, kjo ende nuk ka ndodhur.

Ndryshe, aktivistë të shoqërisë civile ndër vite kanë kërkuar rregullimin e këtij problemi, ata atëherë u shprehën se rruga e cila çon deri në Banjën e Tetovës në më tepër vende është e rrezikshme. Erozionet zgjatin përgjatë gjithë rrugës, kurse të dëmtuara janë edhe mbrojtëset anësore. Ata thonë se qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë për rekreacion, thonë se rrënojat kanë filluar që nga momenti kur autoritetet kanë filluar rekonstruktimin e rrugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button