RMV, regjistrimi i popullsisë – shifrat fillestare tregojnë për 350 të pastrehë të regjistruar

Shifra fillestare e personave të pastrehë në vend është rreth 350. Kjo ka dalë nga regjistrimi i posa përfunduar në disa objekte ku ata janë të akomoduar, duke filluar nga Vizbegu dhe fshatin Çiçino, deklaroi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, transmeton Portalb.mk.

Edhe Shahpaska sot iu është bashkëngjitur thirrjeve që qytetarët të kyçen në regjistrimin e popullates dhe të mos druajnë për shkak të pandemisë, pasi siç tha, janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtje, ndërsa operacioni është i domosdoshëm për funksionim të shoqërisë.

“Regjistrimi i popullatës është veçanërisht i rëndësishëm për MPPS. Pse? Për shkak se 20 vite të tëra nuk i kemi shifrat e duhura të kategorive të qytetarëve problemet e të cilëve I adreson përkatësisht i zgjidh ministria”, deklaroi Shahpanska.

Këtu në radhë të parë i përmendi pensionistët, numri i të cilëve tha që është i rëndësishëm në kontekst të ndërtimit të shtëpive të reja për akomodim të personave të moshuar, si dhe të personave me pengesë për të cilët OBSH-ja thotë që janë 15% e popullatës së përgjithshme.

“Më tutje, shumë është i rëndësishëm edhe numri i fëmijëve, për shkak se kjo e imponon nevojën për arsimim parashkollor dhe numri i kopshteve të cilat MPPS duhet t’i hap, pranuesit e ndihmës sociale etj. Për këtë nevojiten, të dhëna objektive të cilat fitohen para se gjithash me regjistrimin e popullatës”, theksoi Shahpaska. 

Ndërkohë, të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të statistikave tregojnë se për 25 ditë, prej fillimit të procesit për vetë-regjistrim të mërgimtarëve të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, këtë mundësi e kanë shfrytëzuat 143.755 qytetarë, përmes aplikacionit elektronik i disponueshëm në popis2021.stat.gov.mk dhe census2021.stat.gov.mk. Ndërkohë në 24 orët e fundit ka pasur 6600 të regjistruar nga diaspora.

Ndryshe, një javë para fillimit të regjistrimit në terren, lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, bëri thirrje sërish për anulim të operacionit statistikor, e cila veç më zbatohet në diasporë. Sipas tij, shteti duhet të ndjekë shembullin e vendeve fqinje, të cilët kanë prolonguar regjistrimin, edhe pse disa prej tyre si Serbia, janë rekorderë sipas të vaksinuarve kundër Covid-19.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, theksoi që regjistrimi është i detyrueshëm, ndërsa do të ndiqen penalisht personat që bëjnë thirrje për bojkot.

“Përgjegjësi penal për ata që bëjnë thirrje për bojkot të këtij operacioni të rëndësishëm statistikor. Për ata që do të refuzojnë të regjistrohen, do të fillojë procedura kundërvajtëse, ndërsa dënimet janë deri në 300 euro”, paralajmëroi Arsovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button